Veç për nëntë muaj 239 gra janë prekur me kancerin e gjirit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 18 October 2017
Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ud. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë, me ç’rast nga afër u njoftua në lidhje me punën që po bëhet nga kjo klinikë, fushatën për vetëdijesim dhe me trajtimin e rasteve me kancer të gjirit dhe rasteve tjera të kancerit.Dr. Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, ka njoftuar se vetëm në këtë nëntëmujor janë 239 raste me kancer të gjirit.
Ai mes tjerash njoftoi se klinika në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqatën “ Jeta Vita”, kanë organizuar aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, qoftë përmes ligjëratave të ndryshme dhe formave tjera informuese. Mes tjerash, ai njoftoi se bazuar në statistika, në vitin 2013, ka pasur 700 raste, më 2014, 770 raste me kancer, më 2015, 808 raste, më 2016, 1.236, përderisa në nëntëmujorin e këtij viti gjithsej 1.128 raste.
Drejtori Hyseni, shpjegoi se kjo nuk duhet kuptuar si rritje e numrit, por vetëdijesim dhe raportim e paraqitje e rasteve dhe tendencë për zbulim më të hershëm të rasteve, ngase nga një raport analitik, del se Kosova ka numrin më të vogël të rasteve me kancer në regjion.
Ai shtroi nevojën e funksinailizimit 24-orësh të Klinikës së Onkologjisë, e cila për momentin ofron shërbime 12-orë në ditë. Sa i përket brahiterapisë, ai tha se është duke u punuar dhe i njëjti shërbim deri në fund të vitit pritet të jetë në shërbim të pacientëve dhe të kompletoj gamën e shërbimeve onkologjike.
Ud. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, përgëzoi stafin e onkologjisë për punën, angazhimin dhe profesionalizimin e treguar.
Ai tha se do të angazhohet që në planet afatmesme të punoj për funksionalizim 24- orësh të kësaj klinike, por për ta bërë këtë nevojiten infermier shtesë, e poashtu duhet të bëhet adaptimi i hapësirave të klinikës, apo eventualisht të shihet mundësia e shfrytëzimit të ndonjë hapësire tjetër për vendosje të shtretërve për pacientë.
Dr. Sejdiu tha se do të punoj që në bashkëpunim edh me menaxhmentin dhe kolegjiumin e klinikës të bëhet më e mira e mundshme për pacientët që kërkojnë shërbime onkologjike në kuadër të kësaj klinike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...