Reagimi i pronarit të Zone, për parandalimin e vrasjeve në klube të natës
Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 06 May 2017
Pasi i riu Ermal Kamberaj nga Mitrovica u vra mbrëmë në vendin e tij të punës, një klub të natës në qytetka pasur reagime të shumta nga gjithë qytetarët.
Por një reagim të tillë e ka bërë edhe njëri nga pronarët e klubit më të madh të kryeqyteti, ZoneClub, Petrit Kllokoqi, i cili e ka shprehur dhimbjen e tij për Ermalin si dhe ka propozuar një zgjidhje për parandalimin e vrasjeve të tilla nëpër klube të natës.
Në profilin e tij në Facebook, Kllokoqi ka thënë se zgjidhja më e mirë për parandalimin e vrasjeve në vendet ku konsumohet alkooli do të ishte nëse njësia sekondare e policisë e bën kontrollimin e njerëzve që hyjnë brenda, për tu siguruar se askush nuk hyn brenda me armë. Sepse sipas tij, vrasja e Ermalit nuk është hera e parë që për motive të njëjta të vije deri tek vrasja.
“Ra ky rast, mirëpo ka pas edhe shumë raste të tjera, po ju drejtona policisë së Kosovës (pjesë e së cilës është edhe babai im) që njësinë sekondare ta lejojnë për punë në lokale të natës, qoftë edhe me kontribuim nga lokalet, sigurimi i lokaleve mundet me u marrë me sigurinë e klientëve, mirëpo klientët mund të kontrollohen nga policia (thjeshtë secili lokal e kish praktiku që kontrollën me kry policia e Kosovës). Kom mendu shumë për këtë punë, është e vetmja mundësi edhe formë ku kompanitë e sigurimeva me u bashku me pjesëtarë te policisë (ku polocia i kontrollon klientët para se të hyjnë në klub, ndërsa sigurimi mban rend brenda klubit)… është e vetmja mënyrë që të parandalohen këto raste edhe e humbë zakonin e mbajtjes së armës në vende ku konsumohet alkoholi” ka thënë Kllokoqi.
Ermal Kamberaj nga Shipoli i Mitrovicës mbeti i vrarë mbrëmë pas disa të shtënave me armë zjarri në njërën prej kafiterive të këtij qyteti, Ai ishte menaxher në lokalin ku mbeti i vrarë mbrëmë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...