Publikohen matjet: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj
Autori: Gazeta inFokus
16:34 | 09 November 2026
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka matur se çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas rezultateve të publikuara nga QKSS-ja, 72.1% e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj Dhomave të Specializuara, ndërsa 83.5 për qind e konsiderojnë të padrejtë aktgjykimin dënues kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Gjashtë javë pas aktgjykimit të shkallës së parë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Dhomat e Specializuara të Kosovës përballen me një opinion publik, shumica dërrmuese e të cilit nuk i pranon ato. Në anketën tonë me 1,139 respondentë në të gjitha 38 komunat e Kosovës, 72.1% kanë qëndrim negativ ndaj Dhomave të Specializuara, 83.5% e konsiderojnë të padrejtë aktgjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa 81.7% e kundërshtojnë pretendimin e gjykatës për të folur në emër të popullit të Kosovës. Tre në katër respondentë (74.0%) deklarojnë se Kosova duhet t’i shfuqizojë Dhomat e Specializuara, ndërsa 78.0% mbështesin protestat që pasuan aktgjykimin”, thuhet në komunikatën e QKSS.
Në mesin e shqiptarëve të Kosovës, kundërshtimi është edhe më i gjerë dhe më i vendosur, vlerëson QKSS, duke cituar të dhënat: “87.7% e respondentëve e konsiderojnë aktgjykimin të padrejtë, 88.7% e kundërshtojnë pretendimin e gjykatës për të folur në emër të popullit dhe 80.2% mbështesin shfuqizimin e saj. Ky nuk është një qëndrim i vakët apo i pavendosur. Dy të tretat e respondentëve shqiptarë (67.0%) mbajnë qëndrim kritik në të katër këto çështje njëkohësisht, ndërsa shumica zgjedhin përgjigjen më të prerë kundrejt asaj më të moderuar”.
QKSS tha se kanë analizuar thellësisht shifrat kryesore të studimit dhe janë përpjekur të ofrojnë më shumë kontekst.
” Sipas vlerësimit tonë, dy gjetje janë veçanërisht të rëndësishme. Së pari, kundërshtimi i drejtohet kësaj gjykate dhe jo drejtësisë në përgjithësi. Të dhënat tregojnë se respondentët shqiptarë të Kosovës që kanë besim në gjykatat e Kosovës janë pothuajse po aq kritikë ndaj Dhomave të Specializuara sa ata që nuk kanë besim në to. Së dyti, kundërshtimi lidhet ngushtë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë luftën, por nuk varet vetëm nga ky perceptim. Në mesin e shqiptarëve të Kosovës që besojnë se katër liderët kanë zhvilluar një luftë të drejtë, 94.7% e konsiderojnë aktgjykimin të padrejtë. Megjithatë, edhe në mesin e grupit të vogël që nuk ndan këtë mendim, 59.4% e kundërshtojnë legjitimitetin e gjykatës për të folur në emër të popullit dhe 53.1% mbështesin shfuqizimin e saj. Me fjalë të tjera, qytetarët e Kosovës nuk po e refuzojnë thjesht llogaridhënien. Ata po kundërshtojnë një institucion të caktuar për shkak të mënyrës se si është themeluar, si funksionon, çfarë përjashton dhe çfarë kuptimi ka marrë procesi i tij gjyqësor në aspektin shoqëror dhe historik”, thotë QKSS.
Respondentët serbë të Kosovës paraqesin një tablo tjetër, e cila, ndoshta, ndikohet edhe nga përkatësia gjeografike brenda Kosovës, vlerëson studimi.
“Në jug të lumit Ibër, respondentët (83%) e konsiderojnë aktgjykimin të drejtë. Në katër komunat në veri, 72.5% e konsiderojnë atë të padrejtë, ndërsa pothuajse të gjithë kanë zgjedhur përgjigjen “nuk e di/nuk kam mendim” në pyetjet që lidhen me vetë institucionin. Të dhënat nuk tregojnë nëse respondentët e kanë konsideruar aktgjykimin të padrejtë për shkak se e kanë vlerësuar atë si tepër të butë, ndërsa numri i respondentëve në këto kategori është i vogël. Ajo që është e qartë është se serbët e Kosovës nuk duhet të paraqiten si një grup homogjen që thjesht e miraton gjykatën”.
QKSS thotë se qëndrimet negative të shqiptarëve të Kosovës mund të shpjegohen përmes disa faktorëve kontribues.
“Gjykata u themelua nën presion të madh ndërkombëtar (madje edhe nën kërcënime) dhe kundër vullnetit të shumicës së opinionit publik në Kosovë. Përfitimet për Kosovën, të cilat ishin ndërlidhur me themelimin e saj, nuk u realizuan. Ajo është formalisht një gjykatë e Kosovës, por nuk ekziston asnjë institucion i Kosovës para të cilit ajo jep llogari. Shqetësimet serioze lidhur me të drejtën për një gjykim të drejtë, të ngritura nga Avokati i Popullit i Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, kanë mbetur pa një përgjigje të duhur. Ndërsa çështja gjyqësore kundër katër liderëve, ndonëse juridikisht ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, nga shumica e shqiptarëve të Kosovës është përjetuar si një gjykim ndaj vetë luftës çlirimtare”.
“Përfundimi ynë është i thjeshtë: kundërshtimi i evidentuar në këtë anketë nuk ka të bëjë me viktimat. Asgjë në të dhënat tona nuk vë në pikëpyetje vuajtjet e serbëve, romëve dhe shqiptarëve që janë ndaluar, torturuar apo vrarë, ndërsa shumë prej viktimave të njohura në këtë aktgjykim kanë qenë vetë shqiptarë të Kosovës. Gjykata e ka trajtuar këtë rast në mënyrë të ngushtë, duke u përqendruar në përgjegjësinë penale të katër personave dhe duke i lënë shumicën e viktimave jashtë vëmendjes publike. Qytetarët e Kosovës po gjykojnë një institucion, mënyrën se si është themeluar dhe mënyrën se si funksionon. Ky është një problem legjitimiteti që kërkon përgjigje institucionale dhe nuk duhet të shndërrohet kurrë në arsyetim për të injoruar cilëndo viktimë të luftës”, thuhet në fund të përmbledhjes që QKSS i ka bërë këtij hulumtimi.

T� tjera
-
Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një let...
-
Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj l...
-
Presidentja hesht pas largimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës nga vendet e tyre
Largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së presidentit historik Ib...
-
Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokrat...
-
Vr*sja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme
Euronews Albania ka zbardhur detaje nga raporti i përbashkët i përpiluar nga ...
-
Kurti në qendrën e teknologjisë dhe inovacionit në Paris, vizitës i bën jehonë edhe Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit n...
-
Policia kryen bastisje në Vushtrri, ndalohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione në Vushtrr...
-
Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit
Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, dyshohet se ka kërcënuar me ...
-
Deputeti Nezir Kraki akuzon bankat për “plaçkitje të qytetarëve”, thotë se TEB ia ka bllokuar llogarinë prej tri javësh
Pas rasteve të fundit që kanë ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit t...
-
Lladrovci ironizon kandidatët e vetëofruar për kryetar të PDK-së: Ju lus deri në qiell, mos u sakrifikoni
Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj numrit të madh të pretenduesve për të marrë d...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, raportet e MD-së dhe MPB-së i dërgohen Komisionit Parlamentar, mbledhja mbyllet për media
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, ...






























