Vr*sja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme
Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 09 November 2026
Euronews Albania ka zbardhur detaje nga raporti i përbashkët i përpiluar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte shoqëruar në shtëpi nga Policia e Kosovës.
Dokumentacioni zyrtar nxjerr në pah mangësi serioze, vonesa dhe lëshime të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kishin në tavolinë paralajmërime të qarta për rrezikun ndaj jetës së viktimës.
Dokumenti analizon veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale në Pejë dhe institucionet e drejtësisë, për të vlerësuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore për mbrojtjen e viktimës.
Sipas raportit, Arlinda Zekaj kishte përjetuar për më shumë se 12 vite dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte martuar në vitin 2010. Ajo ishte kthyer në Kosovë në vitin 2024, së bashku me djalin e saj, ndërsa bashkëshorti vazhdonte të qëndronte kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një nga elementet më shqetësuese që evidenton dokumenti lidhet me raportimin e dhunës në polici dhe faktin se, pavarësisht informimit të autoriteteve se bashkëshorti posedonte armë me leje, nga dokumentacioni i shqyrtuar nuk rezulton që Policia të ketë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e saj.
Raporti përmend gjithashtu një episod të dhunës në dhjetor të vitit 2025, kur bashkëshorti, ndërsa ndodhej në Amerikë, e kishte kërcënuar dhe ofenduar Arlindën, duke i kërkuar të largohej nga shtëpia.
Sipas deklarimeve të viktimës, ai ishte kthyer më pas në banesë dhe u kishte vënë zjarrin sendeve të saj personale. Ky episod ishte dokumentuar edhe përmes një videoje, të cilën gruaja e kishte dorëzuar në polici si provë materiale.
Pavarësisht denoncimeve, problemet me sigurinë e saj kishin vijuar. Gjykata Themelore në Pejë kishte nxjerrë një urdhër mbrojtjeje, përmes të cilit bashkëshorti detyrohej t’i mundësonte Arlindës kthimin dhe shfrytëzimin e shtëpisë së përbashkët. Gjithashtu, ishte përcaktuar një distancë që ai duhej të ruante prej saj: dy metra brenda banesës dhe 20 metra jashtë saj.
Megjithatë, raporti evidenton se gruaja kishte raportuar vazhdimisht, madje edhe dy herë në ditë, se nuk arrinte të hynte në shtëpinë e saj, pavarësisht vendimit gjyqësor. Ajo kishte shprehur edhe shqetësime të vazhdueshme për sigurinë, duke kërkuar rivlerësimin e nivelit të rrezikut dhe shtimin e masave mbrojtëse.
Dokumenti evidenton gjithashtu se institucionet kishin trajtuar çështje që lidheshin me kujdesin ndaj djalit të mitur dhe se, në vijim të procedurave, Gjykata kishte vendosur që fëmija t’i besohej nënës.
Një ditë pas ngjarjes, më 26 tetor, Gjykata kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për kryerjen e autopsisë. Raporti bën me dije se Instituti për Mjekësi Ligjore kishte kryer procedurat përkatëse dhe se raporti i autopsisë do t’i përcillej prokurorit të çështjes pas përfundimit të veprimeve ligjore.


T� tjera
-
Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj l...
-
Publikohen matjet: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka matur se çfarë mendojnë qytetarët ...
-
Presidentja hesht pas largimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës nga vendet e tyre
Largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së presidentit historik Ib...
-
Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokrat...
-
Kurti në qendrën e teknologjisë dhe inovacionit në Paris, vizitës i bën jehonë edhe Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit n...
-
Policia kryen bastisje në Vushtrri, ndalohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione në Vushtrr...
-
Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit
Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, dyshohet se ka kërcënuar me ...
-
Deputeti Nezir Kraki akuzon bankat për “plaçkitje të qytetarëve”, thotë se TEB ia ka bllokuar llogarinë prej tri javësh
Pas rasteve të fundit që kanë ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit t...
-
Lladrovci ironizon kandidatët e vetëofruar për kryetar të PDK-së: Ju lus deri në qiell, mos u sakrifikoni
Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj numrit të madh të pretenduesve për të marrë d...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, raportet e MD-së dhe MPB-së i dërgohen Komisionit Parlamentar, mbledhja mbyllet për media
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, ...
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...


































