Lajme

Presidentja hesht pas largimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës nga vendet e tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 09 November 2026

Largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova nga hapësirat ku ishin të ekspozuara në Presidencën e Kosovës ka nxitur reagime dhe kritika, por institucioni i udhëhequr nga presidentja Shiroka-Pula vazhdon të mos japë sqarime për këto ndryshime.

Fotografitë e publikuara nga takimet zyrtare tregojnë se në vendin ku më parë ishte ekspozuar Deklarata e Pavarësisë, tashmë qëndron një punim dekorativ rrethor me filigran.

Ndërkohë, edhe fotografia e presidentit Ibrahim Rugova është larguar nga vendi ku ishte ekspozuar më parë, duke nxitur reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka kërkuar rikthimin e këtyre dy simboleve.

-Advertisement-

Gazeta Infokus i ka dërguar pyetje Presidencës për të mësuar kush e ka marrë vendimin për këto ndryshime, ku ndodhen aktualisht Deklarata e Pavarësisë dhe fotografia e Rugovës, si dhe çfarë simbolizon punimi me filigran që është vendosur në atë hapësirë.

Megjithatë, deri në publikimin e këtij artikulli, Presidenca nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Infokusi ka kërkuar sqarime edhe për një pikturë tjetër të ekspozuar në ambientet e Presidencës, duke pyetur për autorin, domethënien e saj dhe nëse ka zëvendësuar ndonjë simbol tjetër historik.

Pavarësisht reagimeve, Presidenca ende nuk ka sqaruar arsyet e këtyre ndryshimeve dhe nëse dy simbolet historike do të rikthehen në vendet e mëparshme./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy