Lajme

Kurti në qendrën e teknologjisë dhe inovacionit në Paris, vizitës i bën jehonë edhe Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 09 November 2026

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit në Paris të Francës.

Duke shpërndarë një video nga vizita aty, Kurti tha se pati mundësi të takohej me përfaqësues kompanish inovative.

“Një ndërtesë njëshekullore, që ishte ngritur dhe kishte shërbyer si depo kryesore mallrash e stacion trenash në Paris deri në vitin 2000 kur ishte mbyllur, tash e mëse një dekadë është qendër e teknologjisë dhe invocacionit. Me rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë, dhe brenda saj, me më shumë se 700 investitorë, me qasje për më shumë se 9,000 startup-e dhe më shumë se 30 programe, STATION F është aktualisht kampusi dhe inkubatori më i madh në botë për startup-e”, shkroi ai në një postim në Facebook.

-Advertisement-

“Mes tjerash aty patëm mundësi të takohemi me përfaqësues kompanish që veprojnë në mes administratës publike, shkencës së sjelljes dhe inteligjencës artificiale, nëpërmjet zhvillimit të platformave të integruara për mbështetjen e vendimmarrjes dhe hartimin e politikave publike, por edhe me të tjera të teknologjisë së mbrojtjes (Defence Tech), të specializuara në zhvillimin e sistemeve autonome nënujore dhe dronëve detarë për mbrojtjen e flotave ushtarake, porteve dhe infrastrukturës kritike ujore”, shtoi Kurti.

Kryeministri tha se “TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor”.

“Potenciali është më i madh se kaq, andaj ndërtimi i një ekosistemi, krahas bashkëpunimit, shkëmbimeve, përvojave dhe partneriteteve me eskpertë e qendra të tilla, i shërben përmbushjes së tij”, shkroi ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy