Lladrovci ironizon kandidatët e vetëofruar për kryetar të PDK-së: Ju lus deri në qiell, mos u sakrifikoni
Autori: Gazeta inFokus
14:59 | 09 November 2026
Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj numrit të madh të pretenduesve për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke ironizuar me gatishmërinë e tyre për ta “sakrifikuar” veten për partinë.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka shprehur habinë me ambiciet e disa prej kandidatëve, duke theksuar se udhëheqja e PDK-së kërkon shumë më tepër sesa dëshirën për të qenë në krye të saj.
Ai ka përmendur një sërë sfidash me të cilat përballet Kosova, përfshirë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, integrimin evropian, largimin e të rinjve, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.
“Për disa pretendentë që synojnë të bëhen kryetar të PDK-së, po më habisin me guximin e tyre. Kërkohet guxim për të qenë partner me Amerikën, zgjidhjen e çështjeve si dialogu strategjik, agjendën evropiane dhe procesin integrues”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka thumbuar kandidatët që tashmë kanë shprehur ambiciet e tyre për ta udhëhequr partinë, duke u bërë thirrje të mos ndërhyjnë në procesin e brendshëm zgjedhor.
“Kandidatët e deklaruar deri më tani për kryetar, të vetëofruar e janë me numër besa gati sa gishtat e duarve që duan ta ‘sakrifikojnë’ veten për PDK-në, i lus deri në qiell, mos u sakrifikoni”, ka deklaruar ai.
Sipas Lladrovcit, zgjedhja e kryetarit të ri duhet të bëhet përmes një procesi të rregullt, ku të mbizotërojnë programi dhe aftësitë e kandidatëve, e jo interesat personale.
“Leni procesin normal të zgjedhjeve të brendshme të zhvillohet si duhet, pa përdorur bërrylat dhe duke keqpërdorur vullnetin e simpatizantëve. Le të fitojë programi dhe aftësia për ta riafirmuar PDK-në, siç ka qenë, konstantë e shtetit”, ka theksuar ai.
Lladrovci ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, njerëzit e suksesshëm janë larguar ndër vite nga vendimmarrja brenda partisë.
Ai ka thënë se disa nga ata që sot synojnë drejtimin e PDK-së i kanë arritur ambiciet e tyre personale falë mbështetjes së anëtarësisë së kësaj partie.
“Ata që kanë ambicie për t’u bërë lider i PDK-së, kanë ambicie deri diku edhe të arsyeshme, sepse qëllimet jetësore tashmë i kanë arritur. Sigurisht, ata kanë arritur në saje të anëtarësisë atdhetare të kësaj partie të dalë nga Drejtoria politike e UÇK-së”, ka shkruar Lladrovci.
Në fund, ai ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj pretenduesve për kryetar, duke thënë se disa prej tyre po synojnë një pozitë për të cilën, sipas tij, nuk do të duhej të ishin ndër të parët që garojnë.
“Ka vite që të suksesshmit largohen nga vendimmarrja, andaj atyre ju ka mbetur të sprovohen edhe aty ku do të duhej të jenë të fundit që do të sprovoheshin, kryetar a kryetare me dry në xhep”, ka përfunduar Lladrovci./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj l...
-
Publikohen matjet: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka matur se çfarë mendojnë qytetarët ...
-
Presidentja hesht pas largimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës nga vendet e tyre
Largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së presidentit historik Ib...
-
Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokrat...
-
Vr*sja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme
Euronews Albania ka zbardhur detaje nga raporti i përbashkët i përpiluar nga ...
-
Kurti në qendrën e teknologjisë dhe inovacionit në Paris, vizitës i bën jehonë edhe Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit n...
-
Policia kryen bastisje në Vushtrri, ndalohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione në Vushtrr...
-
Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit
Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, dyshohet se ka kërcënuar me ...
-
Deputeti Nezir Kraki akuzon bankat për “plaçkitje të qytetarëve”, thotë se TEB ia ka bllokuar llogarinë prej tri javësh
Pas rasteve të fundit që kanë ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit t...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, raportet e MD-së dhe MPB-së i dërgohen Komisionit Parlamentar, mbledhja mbyllet për media
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, ...
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...


































