Rasti i Arlinda Zekajt, raportet e MD-së dhe MPB-së i dërgohen Komisionit Parlamentar, mbledhja mbyllet për media
Autori: Gazeta inFokus
14:48 | 09 November 2026
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Pas një diskutimi nga anëtarët e këtij komisioni, mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura.
Mbledhja pason një takim të premten, ku u diskutua edhe për mosdorëzimin e raporteve të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Kryesuesi i këtij komisioni, Burim Ramadani tha se sot Zyra e Kryeministrit i ka dërguar këtij komisioni raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se kështu ka filluar bashkëpunimi institucional lidhur me veprimet që do të ndërmerren për rastin e Arlinda Zekajt.
Eman Rrahmani nga PDK-ja, tha se Zyra e Kryeministrit, sipas tij, po tenton t’i mbulojë të metat e institucioneve në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.
“Është situata që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit në vend që të duhet t’i ndihmojë këtij komisioni që të zbardhim gjithë dështimin e zinxhirit, po bëhet pengesë dhe manipulator i procesit… Unë e shoh se qasja e këtij grupi parlamentar, në përgjithësi, është për t’i mbuluar të metat dhe për të mos zbardhur dështimin e zinxhirit të shtetit për mbrojtjen jetën e një gruaje”, tha ai.
Kryesuesi i komisionit Burim Ramadani u zotua para mediave se gjithçka do të jetë transparente.
“Kemi pasur qëndrime të kundërta, nuk jemi pajtuar, kemi dalë secili kemi folur dhe është ajo pjesë që nuk e fsheh askush”, tha Ramadani.
Mbledhja e komisionit u vendos të vazhdojë pa praninë e mediave. Në rend dite janë plotësim-ndryshimi i Planit të Punës dhe kalendarit të aktiviteteve, hartimi preliminar i listës së dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve relevante, si dhe miratimi i buxhetit të komisionit.
Komisioni hetimor parlamentar është themeluar më 29 tetor nga Kuvendi i Kosovës dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh. Ai do të hetojë veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, si dhe për të shqyrtuar trajtimin institucional të dhunës në familje.

T� tjera
-
Abdixhiku kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj l...
-
Publikohen matjet: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka matur se çfarë mendojnë qytetarët ...
-
Presidentja hesht pas largimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës nga vendet e tyre
Largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së presidentit historik Ib...
-
Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokrat...
-
Vr*sja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme
Euronews Albania ka zbardhur detaje nga raporti i përbashkët i përpiluar nga ...
-
Kurti në qendrën e teknologjisë dhe inovacionit në Paris, vizitës i bën jehonë edhe Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit n...
-
Policia kryen bastisje në Vushtrri, ndalohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione në Vushtrr...
-
Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit
Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, dyshohet se ka kërcënuar me ...
-
Deputeti Nezir Kraki akuzon bankat për “plaçkitje të qytetarëve”, thotë se TEB ia ka bllokuar llogarinë prej tri javësh
Pas rasteve të fundit që kanë ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit t...
-
Lladrovci ironizon kandidatët e vetëofruar për kryetar të PDK-së: Ju lus deri në qiell, mos u sakrifikoni
Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj numrit të madh të pretenduesve për të marrë d...
-
LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, ...
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...

































