Fokus

Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 06 November 2026

Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po e rrit vazhdimisht nevojën për staf profesional dhe aparatura të reja.

Kështu ka deklaruar specialistja e radiologjisë, Shkëndije Nuza, gjatë një interviste në emisionin “Doktor Plus”, me moderatoren Arjeta Osmani, shkruan Gazeta Infokus.

E pyetur nëse Klinika e Radiologjisë ka staf të mjaftueshëm, Nuza ka theksuar se, megjithëse klinika ka mjekë, zhvillimi dhe zgjerimi i vazhdueshëm i shërbimeve krijon nevoja të reja për kuadro profesionale.

-Advertisement-

Sipas saj, gama e shërbimeve që ofrohen në këtë klinikë është rritur jashtëzakonisht shumë ndër vite, ndërsa avancimi i procedurave diagnostikuese kërkon edhe kapacitete shtesë.

“Vazhdimisht ka nevoja. Gama e shërbimeve është rritur jashtëzakonisht shumë. Për shembull, bëhen CT koronare, për të cilat ka nevojë jashtëzakonisht shumë Klinika e Kardiologjisë. Janë edhe procedurat intervenuese që vazhdimisht po avancohen”, ka deklaruar Nuza.

Ajo ka theksuar se disa prej procedurave që në vende të tjera realizohen prej vitesh, në Kosovë kanë filluar të zhvillohen më vonë, por tashmë janë duke u avancuar vazhdimisht.

Duke folur për pajisjet diagnostikuese, specialistja e radiologjisë ka theksuar se zgjerimi i shërbimeve sjell nevojë të vazhdueshme për aparatura dhe pajisje shtesë.

“Kur rriten shërbimet, ke nevojë gjithmonë edhe për gjëra të reja, për plotësimin e kërkesave”, është shprehur ajo.

Megjithatë, Nuza ka theksuar se një çështje shumë e rëndësishme mbetet edhe mënyra se si pacientët referohen për ekzaminime radiologjike.

Sipas saj, jo çdo pacient duhet të drejtohet menjëherë për rezonancë magnetike, pasi ekzaminimet duhet të realizohen sipas indikacioneve mjekësore dhe vlerësimit profesional.

“Puna jonë varet nga referimet e mjekëve klinicistë. Nuk duhet që një pacient të shkojë menjëherë për ekzaminim me rezonancë magnetike”, ka shpjeguar Nuza./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni storien e plotë:

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy