Nesër zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, sondazhet e fundit i japin avantazhin demokratëve
Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 02 November 2026
Më 3 nëntor amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë nëse Donald Trump do të vazhdojë të qeverisë me mbështetjen e Kongresit republikan apo do të përballet me një shumicë demokrate në të paktën njërën prej dhomave.
Sondazhet e fundit tregojnë një avantazh të qartë të demokratëve. Sipas një ankete të Reuters demokratët kryesojnë me 47% kundrejt 36% të republikanëve në preferencën për Kongresin.
Kjo lidhet me pakënaqësite ekonominë dhe koston e jetesës, ku 73% e të anketuarve mendojnë se situata ekonomike për familjet po shkon në drejtimin e gabuar.
Çmimet e larta dhe tarifat tregtare janë kthyer në pikat më të kritikueshme të presidentit Donald Trump. Por një tjetër faktor që po ndikon në klimën elektorale është lufta me Iranin. Rritja e çmimeve të karburanteve dhe kostot e konfliktit kanë vënë në pikëpyetje premtimin e Trump për të shmangur përfshirjen e SHBA-ve në luftëra të gjata jashtë vendit. Demokratët po e përdorin këtë pakënaqësi për të kritikuar vendimet e administratës, ndërsa republikanët mbrojnë politikat e presidentit dhe theksojnë sigurinë kombëtare.
Në ditët e fundit të fushatës, Trump është përpjekur të mobilizojë bazën republikane përmes mitingjeve në shtetet ku gara për Senatin është më e fortë,
Humbja e Dhomës së Përfaqësuesve do t’u jepte demokratëve mundësinë të hapnin hetime ndaj administratës, të thërrisnin zyrtarë në seanca dëgjimore dhe të pengonin një pjesë të agjendës së presidentit.
Zgjedhjet e 3 nëntorit janë më shumë se një garë për vende në Kongres. Ato do të tregojnë nëse amerikanët i japin Trump një tjetër mandat politik për të vazhduar agjendën e tij, apo zgjedhin t’i vendosin kufij në dy vitet e fundit të presidencës.

T� tjera
-
Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e shoqëruar nga kryeministri Albi...
-
Ambasada britanike: Kërcënimet e sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen, përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare pë...
-
Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë
Deputeti i Vetëvendosjes, Osman Musliu, ka komentuar çështjen e barazisë mes ...
-
Ramush Haradinaj kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Ranë për çlirimin e Kosovës
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e kombit, Afri...
-
Qeveria mblidhet sot në orën 16:00, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të...
-
Ezani i heshtë deputetët për disa minuta në Komisionin për vrasjen e Arlinda Zekajt, hoxha lutet
Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë n...
-
Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë s...
-
Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë, kritikon çmimet e larta dhe gjendjen në këtë sektor
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve
Është konstituar sot komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në orën 12:00. Në mesi...
-
Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimi...
-
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet ...































