Fokus

Gruaja që humbi të fejuarin në një aksident rrëqeth me rrëfimin: “Sa unë e kam dashtë, Zoti e dashti më shumë”

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 14 October 2026

Arnisa Osmani ka ndarë një rrëfim prekës në storien e emisionit “Doktor Plus”, duke treguar për humbjen e të fejuarit në një aksident, ngjarje kjo që, siç ka rrëfyer ajo, ia ndryshoi rrjedhën e jetës dhe e bëri të hiqte dorë për një kohë edhe nga studimet.

Ajo ka treguar se në vitin 2011 ose 2012 kishte nisur studimet për psikologji në njërin prej kolegjeve, me dëshirën për të realizuar një ëndërr të saj.

“E kam bërë gabimin e madh, sepse kam mundur edhe me punu edhe me studiu, mirëpo asnjë ëndërr njeriu nuk duhet me e lënë të parealizueshme. Në vitin 2011 ose 2012, nuk më kujtohet saktë, e kam regjistru psikologjinë në njërin prej kolegjeve”, ka rrëfyer Osmani.

-Advertisement-

Gjatë asaj periudhe, ajo kishte njohur një person me të cilin kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen, por gjithçka kishte ndryshuar pas një aksidenti tragjik.

“Ndërkohë jam njoftu me një person dhe erdhi koha të fejohemi, të martohemi, mirëpo sa unë e kam dashtë, Zoti e dashti më shumë. Ai pati një aksident dhe ndërroi jetë në atë aksident”, ka treguar ajo.

Humbja e të fejuarit kishte ndikuar rëndë në jetën e saj, duke e shtyrë të ndërpriste studimet dhe të tërhiqej për një periudhë nga synimet personale.

“Unë pastaj e kam lënë edhe psikologjinë, e kam lënë edhe veten, derisa e kam marrë veten”, është shprehur Osmani.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy