Fokus

“U lëshua nga ajri përmes një objekti në formë baloni”, flasin dëshmitarët nga vendi ku dyshohet për bombë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 01 October 2026

Një situatë e pazakontë ka alarmuar qytetarët në Prishtinë, ku po raportohet për një mjet të dyshimtë, për të cilin në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Njësia për Deminim.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes që kanë folur për Infokus ,mjeti i dyshimtë dyshohet se është lëshuar nga ajri përmes një objekti në formë baloni, në të cilin ishte e ngjitur një pako.

Ende nuk dihet se çfarë përmban pakoja dhe nëse bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Njësia për Deminim, të cilët po merren me rastin, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, natyrën e mjetit të dyshimtë dhe rrethanat se si ka përfunduar në këtë lokacion.

Infokus është në pritje të përgjigjes nga Policia dhe do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja./Gazeta Infokus 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy