Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, Gjykata tregon si dhe kur shkohet në zgjedhje të reja
Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 01 October 2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në aktgjykimin e saj lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, ka sqaruar edhe procedurën që do të ndiqet nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë Presidentin e ri të Republikës deri më 6 tetor 2026.
Kushtetuesja ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka filluar të rrjedhë më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. DW News
Në aktgjykim bëhet e qartë se, nëse deri në përfundim të këtij afati Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin, pasoja është shpërndarja e Kuvendit sipas Kushtetutës.
“Në fund, Gjykata rithekson që në rast se pas hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi, përmes të cilit përcaktohet që Kuvendi deri më 6 tetor 2026 duhet të vazhdojë dhe të përfundojë zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin/en e ri/re, Kuvendi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës shpërndahet ex constitutione”, thuhet në aktgjykim.
Pra, sipas interpretimit të Kushtetueses, për shpërndarjen e Kuvendit në këtë situatë nuk parashihet një afat tjetër pas 6 tetorit për zgjedhjen e Presidentit. Dështimi për ta përfunduar procedurën brenda afatit sjell pasojën kushtetuese të shpërndarjes së Kuvendit. Kosova.info
Gjykata ka përcaktuar edhe se çfarë ndodh më pas: vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.
“[…] zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, pas ditës së shpërndarjes së Kuvendit, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafit 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës”, thuhet më tej në aktgjykim.
Kështu, 6 tetori është afati përfundimtar që Kushtetuesja ia ka përcaktuar Kuvendit për vazhdimin dhe përfundimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit. Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri atëherë, Kuvendi shpërndahet sipas Kushtetutës dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...





























