Krizë e re apo president me marrëveshje politike, çfarë e pret Kosovën edhe 12 ditë?
Autori: Samire Jaha
14:13 | 24 September 2026
Kosova po hyn në ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit. Pas konstituimit me vonesë të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë së re më 13 shtator, kriza politike nuk mund të konsiderohet ende e mbyllur. Tashmë, partitë parlamentare kanë vetëm edhe 12 ditë për të arritur marrëveshjen që do t’i siguronte vendit Presidentin e ri.
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur të rrjedhë më 8 gusht, kur kishte përfunduar afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, dhe përfundon më 6 tetor 2026, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo do të thotë se deri në këtë datë Kuvendi duhet ta përfundojë zgjedhjen e Presidentit. Nëse kjo nuk ndodh, sipas interpretimit të Kushtetueses, pasojë është shpërndarja e Kuvendit dhe hapja e rrugës për një tjetër proces zgjedhor.
Një skenar i tillë do ta çonte Kosovën në zgjedhjet e katërta parlamentare brenda vetëm dy vjetësh, ndërsa zgjedhjet e reja do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh.
Me kohën që po shkurtohet, vëmendja tani është te partitë politike: A do të arrijnë kompromisin për Presidentin deri më 6 tetor, apo vendi do të hyjë sërish në zgjedhje?
Në prag të përfundimit të këtij afati, analistët janë shprehur skeptikë se mund të ofrohet një zgjidhje për presidentin derisa kanë lënë të kuptohet sedështimi për të gjetur një zgjidhje mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje.
Analisti Arbnor Sadiku ka thënë për Gazetën Infokus se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar një pjesë të rëndësishme të situatës institucionale në vend.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e qartëson një pjesë të rëndësishme të situatës institucionale në Kosovë: Kuvendi është konstituar pas afatit kushtetues 30-ditor, por zgjedhja e Qeverisë nuk është shpallur në kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet dhe të zbatohet në tërësi, pa interpretime politike të njëanshme. Institucionet duhet të veprojnë menjëherë për përmbushjen e obligimeve kushtetuese, veçanërisht për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit dhe për respektimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit, i cili përfundon më 6 tetor 2026. Në këtë moment, më shumë se përplasjet politike, vendit i duhet përgjegjësi institucionale, respektim i Kushtetutës dhe funksionim normal i institucioneve”, ka deklaruar Sadiku.
Sipas tij, çështja e zgjedhjes së Presidentit varet në masë të madhe nga kryeministri Albin Kurti dhe gatishmëria për kompromis me opozitën.
“Çështja e zgjedhjes së presidetit nvaret shumë nga vullneti i Kurtit, po doj ai bëhet për tri ditë, po s’do doj as për 5vite, pra nëse vendi do shkon në zgjedhje te reja nvaret tashmë tërësisht nga z.Kurti a dëshiron të bëj kompromis me opozitën, por që Kosova duhet jetë institucione e jo zgjedhje të reja, është imperativ i kohës, gjendjes aktuale politike në Kosovë”, ka thënë Sadiku për Infokus.
Ndërkaq, analisti Blerim Burjani konsideron se periudha e mbetur duhet të shfrytëzohet për negociata politike, duke kërkuar angazhim nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Gjatë kësaj periudhe kohore duhet punuar zellshëm politikisht , VV duhet të angazhohet sinqerisht për të tejkaluar problemet, për të negociuar për interes të shtetit jo për vetën e tyre”, ka deklaruar Burjani.
Ai ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, zhvillohet politika në Kosovë.
“Normal se politika në Kosovë kuptohet si pazar, interes partiak e individual më së paku për shtetin, kuptohet se politika duhet të jetë zgjidhje e jo mashtrim, përvetësim, dhe mu fsheh prapa korrupisonit , aftësia është për të gjetur zgjidhje, paaftësia është me mbet kështu si është shtet në emër por jo funksional”, ka thënë ai.
I pyetur nëse një kandidat jopartiak mund të jetë zgjidhja për arritjen e konsensusit, Burjani thotë se nuk beson se Kosova mund të ketë një president realisht të pavarur.
“Më mirë partiak se sa për të gjet prap një “njeri partiak”, nuk ka besim se Kosova mund të ketë president të pavarur, shumë njerëz intelektual kanë qenë të involvuar në politik prandaj më mirë një president partiak se një të rrejshëm të pavarur dhe pa vota qytetare, mendoj se pozita e presidentit duhet të i ipet nga VV LDK dhe ministri dhe kjo dram të përfundoj”, ka deklaruar Burjani.
Sipas tij, vazhdimi i situatës aktuale do të ketë pasoja edhe për fusha të tjera.
“Dihet pasojat vazhdojnë të mbretërojnë, paaftësia, dëmi shtetëror dhe iu bëhet dëme i konsideruar reformave dhe politikave zhvillimore, zgjidhjen e shumë problemeve ekonomike, social dhe shëndetësor dhe reformat në arsimin e lartë”, ka thënë Burjani për Infokus.
Bajraktari: Mos zgjedhja e Presidentit nënkupton shpërndarjen e Kuvendit
Për aspektin juridik të situatës, avokati Ardian Bajraktari ka thënë për Gazetën Infokus se afati po afrohet, ndërsa deri tani nuk janë parë komunikime ndërmjet subjekteve politike për këtë çështje.
“Afati po ofrohet, ndërkohë që kohëve të fundit nuk kemi parë komunikime në mes të subjekteve politike në lidhje me këtë çështje, duke qenë se dje Gjykata Kushtetuese publikoi pjesë të vendimit, besoj që në ditët në vazhdim do kemi përpjekje, me shpresë se do arrihet ndonjë marrëveshje”, ka deklaruar Bajraktari.
I pyetur se çfarë ndodh juridikisht nëse deri më 6 tetor Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin, ai është përgjigjur:
“Kalimi i këtij afati dhe mos zgjedhja e presidentit të vendit, nënkupton dështim të deputetëve për ta përmbushur njërin nga detyrimet që ka Kuvendi, e mos zgjedhja e Presidentit brenda këtij afati, nënkupton shpërndarje të Kuvendit sipas nenit 82 të Kushtetutës..”
Bajraktari ka folur edhe për atë nëse shpërndarja e Kuvendit është automatike pas skadimit të afatit.
“Referuar interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, dështimi i deputetëve për ta përmbushur këtë detyrim përkatësisht mos zgjedhja e presidentit brenda këtij afati, nënkupton shpërndarje sipas fuqisë kushtetuese të Kuvendit, dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen jo me vonë se 45 ditë, pas datës 6 tetor 2026”, ka deklaruar Bajraktari për Infokus.
Sipas avokatit, nuk ekziston mundësia që afati të zgjatet dhe nuk mjafton vetëm nisja e procedurës për zgjedhjen e Presidentit.
“Nuk mund të shtyhet afati, nuk mjafton fillimi i procedurave, procedura përkatësisht zgjedhja e presidentit/es duhet të bëhet më së voni deri me datën 6 tetor 2026”, ka thënë avokati.
Ndërkaq, zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Nëse asnjëri kandidat nuk e merr shumicën prej 80 votash në dy votimet e para, Kushtetuta parasheh organizimin e një votimi të tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr të paktën 61 vota zgjidhet President.
Kështu, afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon më 6 tetor, ndërsa mbetet në duart e subjekteve parlamentare nëse gjatë ditëve të mbetura do të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Në të kundërtën, moszgjedhja e Presidentit deri më 6 tetor do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja parlamentare.
Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas disa javësh bisedime u pajtuan për kandidatin konsensual për President të Kosovës, Bekim Sejdiun duke bërë një hap para drejt fundit të krizës politike tashmë gati dyvjeçare në Kosovë.
Me vështirësitë e qarta përpara dhe një ditë pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë së re, Sejdiu, u tërhoq.
Tërheqjen e kandidaturës, diplomati dhe profesori i Juridikut me përvojë në drejtësi kushtetuese e arsyetoi duke thënë se i tërë procesi devijoi “në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike”.
Sejdiu thoshte se kishte besuar se partitë politike parlamentare dhe deputetët do t’i tejkalonin ndasitë “apo çfarëdo interesi tjetër, për t’i dhënë vendit institucione stabile në këto kohë të vështira dhe me plot sfida”.
Për tërheqjen, ai tha se i kishte njoftuar paraprakisht Kurtin e Abdixhikun, të cilët në fund të gushtit ishin marrë vesh që Sejdiu të ishte kandidati i përbashkët për President.
Zgjedhja e Bekim Sejdiut President u duk e vështirë qysh në fillim, menjëherë pasi Kurti dhe Abdixhiku u dakorduan për të.
LDK-ja të nesërmen kishte mbajtur një mbledhje të grupit parlamentar, në të cilën të paktën gjashtë deputetë të kësaj partie dolën kundër kësaj marrëveshjeje. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu
Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Në dis...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshë...
-
KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Haradinaj: S’do të ketë arrestime të reja, stafi në Hagë po zvogëlohet
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradi...
-
Raporti i KE-së për Kosovën në rend dite, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...




























