Fokus

Tërhiqet Veton Surroi në polemikën me Bardhyl Hasanpapaj, thotë se këtu e mbyll debatin

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 05 June 2026

Polemika në mes të Veton Surroit dhe kandidatit të LDK-së për deputet, juristit, Bardhyl Hasanpapaj mbi dekretin e Presidentes dhe interpretimin kushtetues ka pasur vlerën e saj për të sqaruar konceptet ligjore dhe institucionale.

Sërish për herë të tretë me pesë pika të tjera ka reaguar,  Veton Surroi i cili ka thënë se dekreti mund të ketë krijuar nevojën për një aktgjykim sqarues, por nuk e bën atë automatikisht kushtetues.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese konstatoi se kushti kushtetues për shpërndarjen e Kuvendit nuk ishte përmbushur, duke refuzuar që dekreti të prodhonte efekt juridik dhe duke rikthyer procesin kushtetues në Kuvend.

-Advertisement-

Me këto 5 pika, Surroi ka thënë se përmbyll dhe tërhiqet nga polemika me Hasanpapajn, duke shtuar se një veprim nuk bëhet i drejtë vetëm sepse sjell qartësi apo zgjidhje për të ardhmen.

Ky është reagimi i plotë i Surroit, dhe më poshtë gjeni edhe polemikat e mëhershme me Hasanpapajn:

Vazhdon polemika: Bardhyl Hasanpapaj i përgjigjet sërish me 5 pika Veton Surroit

Veton Surroi vazhdon polemikën me Bardhyl Hasanpapajn, i përgjigjet argumenteve të tij për dekretin e Presidentes Osmani

Bardhyl Hasanpapaj i përgjigjet Veton Surroit me 8 pika për 8 pikat e tij për presidenten Osmani

 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy