Fokus

74-shi i LDK-së, Selman Kolgeci: Bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK-në është i natyrshëm dhe po na sjell besimin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 04 June 2026

Selman Kolgeci, kandidati i LDK-së për deputet, gjatë një interviste në “Podcast me Shkelzen Dakaj”, ka komentuar bashkimin e Vjosa Osmanit me LDK-në dhe efektin e tij tek qytetarët.

Kolgeci tha se ky bashkim ishte i natyrshëm dhe ka rritur besimin tek qytetarët, duke rikthyer shpresën dhe energjinë për të fituar zgjedhjet. “Ky bashkim është natyral, njerëz të një shtëpie… qytetarët e shohin këtë unitet si një shpresë reale për ndryshim,” shtoi ai.

Ai gjithashtu nënvizoi se LDK-ja do të vazhdojë të qeverisë sipas nevojave të qytetarëve dhe se prioritet do të jetë përfaqësimi i tyre dhe zbatimi i programit për zhvillimin e vendit.

-Advertisement-

Kolgeci theksoi përkushtimin e tij personal për qytetarët dhe në këto zgjedhje kandidon si 74-shi i LDK-së./GazetaInfokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy