Fokus

Selman Kolgeci për Qeverinë Kurti: “Si mund të quhet patriot ai që lejon kri*minelët e ’99 të përfitojnë ligjin për shtetësi?”

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 04 June 2026

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selman Kolgeci, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj”, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti dhe veprimet e saj gjatë këtyre viteve.

Kolgeci theksoi se miratimi i ligjit për shtetësi, bashkë me listën serbe, i mundëson kriminelëve të vitit 1999 të përfitojnë të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë. “Si mund të quhet patriot ai që lejon kriminelët e ’99 të përfitojnë ligjin për shtetësi?” pyeti ai, duke vënë në dukje kontradiktën mes retorikës patriotike dhe realitetit.

Ai shtoi se qytetarët e dëshmorëve meritojnë një trajtim më të drejtë dhe se Qeveria aktuale ka dështuar në ofrimin e drejtësisë për të gjithë.

-Advertisement-

Kolgeci u angazhua të vijojë shërbimin ndaj qytetarëve edhe si deputet, duke promovuar kandidaturën e tij si 74-shi i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./GazetaInfokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy