Fokus

Kandidati i LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj tregon raportin e veçantë që e ka me bashkëshorten dhe vajzat e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë detaje nga jeta e tij familjare gjatë emisionit “Zgjohu”, ku ishte i ftuar për një rrëfim personal.

Hasanpapaj u shpreh se është shumë i lidhur me dy vajzat e tij, ndërsa foli me shumë dashuri edhe për bashkëshorten e tij, Arteidën.

“Dy vajzat që i kam, jam shumë i lidhur me to. Bashkëshorten Arteidën e kam më shumë si shoqe se sa si bashkëshorte”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tregoi se me Arteidën janë njohur gjatë studimeve në Fakultetin Juridik, ku fillimisht kanë qenë miq të ngushtë.

“Me Artën, siç e thërrasim të gjithë, kemi qenë shumë miq të mirë gjatë studimeve në Fakultetin Juridik. Nga një shoqëri shumë e pastër, pastaj lindi një lidhje romantike”, u shpreh Hasanpapaj.

Kandidati i LDK-së shtoi se profesioni është një tjetër element që i bashkon, pasi bashkëshortja e tij punon si notere.

“Ajo punon notere dhe na bashkon shumë edhe profesioni. Jam edhe unë një gjysmë noteri, sepse e ndihmoj shumë”, tha ai me humor.

Në fund, Hasanpapaj e përshkroi familjen e tij si një familje të vogël dhe të lumtur.

“Me Artën dhe me qikat kemi një familje të vogël edhe simpatike”, deklaroi ai.

Ndiqni videon e plotë më poshtë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy