Fokus

34-shi i LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj, befason me deklaratën: “Fajin për hyrjen time në politikë e ka Vjosa Osmani”

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 02 June 2026

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka zbuluar se hyrja e tij në politikë lidhet drejtpërdrejt me Presidenten Vjosa Osmani.

I ftuar në emisionin “Zgjohu”, Hasanpapaj tha se asnjëherë nuk kishte pasur ambicie të drejtpërdrejta për t’u marrë me politikë, por zhvillimet politike rreth Vjosa Osmanit e shtynë të ndryshojë qëndrim.

“Fajin për hyrjen time në politikë e ka Vjosa Osmani, sepse nuk është se kam pasur ambicie apo ndonjë preferencë për t’u marrë drejtpërdrejt me politikë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Hasanpapaj tha se gjatë periudhës së krizës politike rreth zgjedhjes së presidentit, kishte vlerësuar se Osmanit i ishte bërë padrejtësi nga të gjitha palët politike.

“Besoj që nga të gjitha palët i është bërë e padrejtë. Emri i saj është keqpërdorur shumë për interesa politike nga parti të ndryshme”, deklaroi ai.

Sipas Hasanpapajt, Osmani ka realizuar punë dhe angazhime të rëndësishme që nuk njihen sa duhet nga publiku.

“Ajo ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe unë kam qenë dëshmitar i shumë punëve të mira që i ka bërë, e të cilat publiku nuk i di. Historia zakonisht i tregon sukseset dhe veprimet e mëdha më vonë”, tha ai.

Hasanpapaj shtoi se Osmani ka qenë vazhdimisht objekt i sulmeve politike, të cilat ai i ka konsideruar të padrejta.

“Kanë tentuar ta dëmtojnë politikisht dhe shpesh sulmet që i janë bërë ndaj saj i kam konsideruar të padrejta”, u shpreh kandidati i LDK-së.

Ndiqni videon e plotë më poshtë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy