Statistikat që demantojnë pushtetin: Nga 87 mijë të punësuar, vetëm 31 mijë punëtorë aktivë për 4 vite
Autori: Gazeta inFokus
19:28 | 19 May 2025
Saktësisht një vit më parë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një prej fjalimeve të tij më të theksuara publikisht, deklaronte me vetëbesim të plotë se gjatë katër viteve të qeverisjes së tij ishin krijuar mbi 87 mijë vende të reja pune në Kosovë.
Kjo deklaratë u shpërnda me shpejtësi nga zyrtarët e qeverisë dhe u përdor si një prej shtyllave kryesore të narrativës së suksesit ekonomik të qeverisë Kurti.
Por, a qëndron kjo shifër?
Gazeta Infokus, përmes qasjes zyrtare në dokumente publike, ka siguruar të dhënat nga Trusti Pensional i Kosovës, institucioni që regjistron kontributdhënësit aktivë në sistemin pensional, një prej indikatorëve për të matur nivelin e punësimit të rregullt në vend.
Bazuar në këto të dhëna zyrtare, rezulton se nuk janë krijuar 87 mijë vende pune, por gjatë katër viteve të fundit janë shtuar vetëm rreth 31 mijë llogari të reja të kontributdhënësve aktivë.
Kjo shifër bie ndesh me atë që ka deklaruar kryeministri dhe përfaqësues të qeverisë, përfshirë edhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili shpesh e ka përdorur këtë tabelë si dëshmi për rritje punësimi.
Në realitet, mesatarja vjetore e shtesës së punonjësve të rinj në Trust nuk e përkrah narrativën e rritjes masive.
Madje, sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës 2023-2024, numri i kontributdhënësve aktivë është rritur vetëm për 3,580 persona – një tregues i qartë që rritja ka qenë minimale, madje në ulje krahasuar me vitet e mëparshme.
Nga 87 mijë të premtuara, vetëm 31 mijë të regjistruara në sistemin pensional. Dhe prej tyre, një pjesë e konsiderueshme nuk janë punësime të reja, por formalizim i punëtorëve që më parë kanë qenë të angazhuar në mënyrë joformale.
Pikërisht këtë realitet e pati theksuar një vit më parë edhe analisti dhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, i cili reagoi menjëherë pas deklaratës së Kurtit. Ai e cilësoi këtë pretendim si manipulim të qëllimshëm të statistikave për qëllime propagandistike.
Sipas Muharremit, qeveria nuk ka krijuar vende të reja pune, por ka ndikuar në legalizimin e atyre ekzistuese, përmes politikave që i kanë shtyrë bizneset të deklarojnë punëtorët e tyre për të përfituar nga skemat e ndihmës.
“Nuk mund të quash ‘krijim pune’ kur i regjistron njerëzit që tashmë janë të punësuar. Legalizimi nuk është i njëjtë me krijimin e vendeve të reja. Qeveria nuk i ka ndihmuar realisht bizneset për të rritur punësimin – përkundrazi, sektori privat po vuan nga mungesa e mbështetjes dhe nga kriza e likuiditetit,” kishte thënë ai në reagimin e tij.
Muharremi gjithashtu kishte theksuar një tjetër problem madhor që qeveria po e anashkalon: 700 mijë qytetarë të moshës së punës janë jashtë tregut të punës, të paaktivizuar dhe të papërfshirë në asnjë skemë punësimi. Për këtë numër të madh, qeveria nuk ka ofruar asnjë strategji të qartë dhe asnjë program të qëndrueshëm.
“Pse Kurti nuk e përmend këtë shifër? Sepse është turpi më i madh i ekonomisë sonë. Kemi braktisur mbi 60% të potencialit të fuqisë punëtore. Këto janë pyetjet që duhet t’i bëhen një qeverie që pretendon sukses në punësim,” kishte deklaruar ai.
Shifra 87 mijë, që u përdor si simbol i progresit ekonomik, po rezulton të ketë qenë më shumë propagandë politike sesa realitet ekonomik.
Si u “avulluan” mbi 100 mijë punëtorë aktivë për 3 muaj?
Javën e kaluar, Gazeta Infokus publikoi të dhënat zyrtare nga Trusti Pensional i Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024. Ajo që bie në sy nga këto statistika është një rënie drastike: më shumë se 100 mijë llogari aktive më pak brenda vetëm tre muajve.
Ky ndryshim i papritur ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e narrativës së deritanishme të qeverisë për rritje të punësimit.
Ndër reagimet më të zëshme ishte ai i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila akuzoi qeverinë dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim sistematik të statistikave të Trustit gjatë gjithë mandatit të tyre.
“Tani kemi të bëjmë me llogari aktive – këto janë të dhënat reale të punësimit, të cilat Lëvizja Vetëvendosje i ka përdorur për katër vite me radhë për të pretenduar rritje të vendeve të punës në Kosovë,” deklaroi Bajrami.
Ajo theksoi se të njëjtat statistika që sot tregojnë rënie drastike, ishin përdorur nga qeveria më parë për të ndërtuar propagandën për sukses ekonomik.
“E lexova me kujdes artikullin e publikuar nga Gazeta Infokus dhe shifrat janë të njëjta me ato që qeveria i ka përdorur më parë për të dëshmuar gjoja rritjen e punësimit. Por nëse i besojmë këtyre të dhënave, atëherë sot jemi përballë një të vërtete alarmante: janë 100 mijë të punësuar më pak brenda tre muajve të fundit,” u shpreh ajo.
Saktësisht sipas statistikave zyrtare që kishte siguruar Gazeta INFOKUS, vetëm në janar, shkurt dhe mars të këtij viti janë 106 e 23 kontribuues më pak në sistemin pensional, krahasuar me tremujorin e fundi të vitit 2024.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës janar–mars 2025 (TM1), numri mesatar i llogarive aktive ishte 337,286, ndërkohë që në periudhën tetor–dhjetor 2024 (TM4), ky numër ishte 445,613. Diferenca është dramatike: 108,327 kontribuues aktivë më pak. Në përkthim praktik, kjo do të thotë mbi 100 mijë qytetarë më pak me kontrata pune, më pak të siguruar, më pak të mbrojtur./Gazeta Infokus

Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit
Punësimet hibride të qeverisë Kurti – Ja si u “avulluan” mbi 100 mijë të punësuar

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...


































