Ekonomi

Punësimet hibride të qeverisë Kurti – Ja si u “avulluan” mbi 100 mijë të punësuar

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 15 May 2025

Gazetari Shelzen Dakaj jep detaje shtesë për punësimet hibride të qeverisë Kurti pas publikimit të të dhënave të Trustit Pensional të Kosovës ku shihet se për tre muajt e parë të vitit 2025 ka një rënie prej mbi 100 mijë pak llogari aktive, shkruan Gazeta Infokus.

Dakaj tha se ky raport është dëshmi që e demanskojnë Hekuran Muratin ku realiteti është ndryshe sepse ai ka përdorur punësime të përkohshme.

“Janë mbetë pa punë ata të cilët kjo qeveri në mënyrë të përkohshme për me kriju shifra për të manipuluar opinionin publik, me disa veprime që i ka bërë Hekuran Murati janë të punësuar përkohësisht. Një politikë ekonomike e mirë krijon vende reale të punës edhe nuk bin brenda 3 muajve 100 mijë persona të  mbetur të papunë. Kjo e demaskon komplet propagandën e pushtetit, e poashtu kjo tregon që nuk ka qenë asnjë lloj politike e mirë por ka qenë mashtrim me të cilin është mundu me ushqy elektoratin e vetë Albin Kurti edhe Hekuran Murati. Do të thotë këto janë shifra janë fakte, siq thotë miku im Avdyl Pajaziti faktet janë kokëforta edhe nuk mundet me i demantu askushë , dhe po e presim mënyrën se si ka me interpretu Hekuran Murati, sepse Albin Kurti nuk dëshiron me qa kokën me media.”, u shpreh Dakaj.

-Advertisement-

Tutje Infokusi pati publikuar statistikat zyrtare qe ka siguruar, vetëm në janar, shkurt dhe mars të këtij viti ku janë 106 e 23 kontribuues më pak në sistemin pensional, krahasuar me tremujorin e fundi të vitit 2024.

Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy