Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit
Autori: Gazeta inFokus
21:53 | 14 May 2025
Nga janari deri në mars të këtij viti, në Kosovë figurojnë mbi 100 mijë të punësuar më pak.
Saktësisht sipas statistikave zyrtare qe ka siguruar Gazeta INFOKUS, vetëm në janar, shkurt dhe mars të këtij viti janë 106 e 23 kontribuues më pak në sistemin pensional, krahasuar me tremujorin e fundi të vitit 2024.
Kjo rënie alarmante është një pasqyrim faktik i gjendjes reale në tregun e punës. Nuk ka më vend për interpretime apo kamuflime statistikore por është krejtësisht e paqartë si mund të ndodh qe brenda tre muajëve të shënohet kjo rënie me shifra kaq alarmante dhe një zhvendosje të paprecedent të punëtorëve jashtë sistemit formal.
Të dhënat janë zyrtare dhe vijnë nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, përmes dy raporteve tremujore të cilat i ka siguruar Gazeta Infokus dhe ka hërë krahasimin.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës janar–mars 2025 (TM1), numri mesatar i llogarive aktive ishte 337,286, ndërkohë që në periudhën tetor–dhjetor 2024 (TM4), ky numër ishte 445,613. Diferenca është dramatike: 108,327 kontribuues aktivë më pak. Në përkthim praktik, kjo do të thotë mbi 100 mijë qytetarë më pak me kontrata pune, më pak të siguruar, më pak të mbrojtur.
Ky është treguesi më i qartë i thellimit të krizës së punësimit në vend. Në një ekonomi ku punësimi formal është themeli i çdo stabiliteti, një rënie kaq e madhe brenda tre muajsh është sinjal i drejtpërdrejtë se diçka po shkon keq – shumë keq.
Shifrat e tjera e përforcojnë këtë panoramë:
https://trusti.org/Trustorja_TM12025_shqip.pdf
https://trusti.org/Trustorja_TM42024_shqip.pdf
- Llogaritë e reja të hapura në TM1: 7,502
- Llogaritë e reja të hapura në TM4: 9,674
- Kontributet e reja në euro në TM1: €86.08 milionë
- Kontributet e reja në euro në TM4: €88.80 milionë
Pra, jo vetëm që ka më pak të punësuar aktivë, por ka edhe më pak punëtorë të rinj që futen në sistem. Një dyfishim i goditjes: nga njëra anë dalje masive nga tregu i punës, nga ana tjetër mungesë e qarkullimit të gjeneratës së re brenda tij. E po ashtu edhe për rreth 2.8 milionë me pak të grumbulluara ose të derdhura në fondet e Trustit.
Ky realitet nuk reflektohet në fjalimet politike apo deklaratat zyrtare të institucioneve. Ato flasin për “rritje ekonomike”, për “rekorde në eksport” dhe për “besim të lartë të qytetarëve”. Por këto dokumente nga Trusti janë më shumë se shifra – janë dëshmi. Dëshmi e papunësisë, dëshmi e largimit nga skema e sigurimeve, dëshmi e heshtjes së shtetit.
Si u shuan 100 mijë vende pune për 3 muaj?
Kur mbi 100 mijë kontribuues zhduken nga sistemi brenda një viti, pyetjet nuk janë të tepërta – pyetjet janë të domosdoshme. Ku janë këta njerëz? A janë në emigrim, në punësim informal, apo thjesht të braktisur nga institucionet? Dhe më e rëndësishmja: pse askush nuk jep përgjegjësi?
Në vend të retorikës boshe, ky është momenti kur institucionet duhet të ballafaqohen me të vërtetën – një e vërtetë që tashmë është e shkruar, e firmosur dhe e vulosur në dokumentet zyrtare të Trustit të Kosovës. Dhe askush nuk mund të thotë më “nuk e kemi ditur”./Gazeta Infokus


T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...




































