SKANDALOZE: “Këta janë tu bo hajni”, bashkë-themeluesi i LVV-së, tregon si qendra dispecerike evropiane në Laufenburg e kanë lajmëruar për keqpërdorimet që është duke i bërë VV-ja në sektorin e energjisë
Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 20 Tetor 2024
Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka treguar rastin se si VV-ja ka anuluar konkursin për të cilin ka aplikuar për tu bërë pjesë e bordit të KEK-ut, shkruan Gazeta Infokus.
Aliu ekskluzivisht në Podcast me Shkëlzen Dakaj, ka shpalosur në detaje se si ky anulim është bërë pasi sipas tij nuk i ka konvenuar VV-së.
“Unë kom konkuru drejtor i bordit të KEK-ut, në vitin 2020 nuk ka qenë qeverisja e Albin Kurtit po ka qenë e Hotit edhe kom konkuru për drejtor të bordit të KEK-ut, jo si drejtor ekzekutiv se si pensioner nuk kam të drejtë por si mbikqyrës po. Në listën që është bërë kam qenë i pari, por çfarë ka ndodh? Kur ka ardh puna me hi në konkurs unë kam qenë i pari në listë, kam ardh ekskluzivisht nga Zvicrra për me hy dhe 10 minuta para se me fillu më kanë telefonu që është anulu konkursi”, ka deklaruar ish-drejtori i KEK-ut.
Ai gjatë kësaj interviste theksoi se kjo qeveri e ka shkelur komplet ligjin dhe si pasojë e kësaj sektori i energjisë ka degraduar.
“E konkursi u anulu kur ka fitu Vetëvendosja, ata e kanë ditë që unë po konkuroj, e kanë pa, pse e anulun konkursin? Se unë ju kom pengu atyne me ardh në bord sepse këta e kanë zgjedh bordin e përkohshëm e jo me ligj në bazë të rregullave, e krejtë kjo të bjen në lojën që është tu u ba, se sektori i energjisë edhe ka degradu edhe s’ka hec përpara edhe kanë hi aty e janë bërë lloj-lloj filtrime, e këto e kanë ditë që mu nuk mujn mi ba”, ka potencuar Aliu për Infokusin.
Një deklaratë tejet e fuqishme e tij ishte edhe pjesa kur tregon si e kanë lajmëruar nga qendra dispecerike evropiane në Laufenburg për keqpërdorimet që është duke i bërë VV-ja në sektorin e energjisë.
“Këta kanë bo hajnija me energji, derisa qendea dispecerike evropiane në Laufenburg mu më kanë lajmëru që janë tu bo ksi gjana, shesin lirë blej shtrejtë domethanë përfitime të paketume deri më sot”, ka thënë Aliu./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































