EKSKLUZIVE: Ky është dokumenti i plotë që presidentja Osmani njoftoi për mosdekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufajt
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 18 October 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje në një konferencë të jashtëzakonshme që ka mbajtur ka bërë publike njoftimin për mosdekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë dokument të Presidencës, theksohet se besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë lëkundet seriozisht kur ngriten mëdyshje lidhur me integritetin e procesit të zhvilluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
“Siç u theksua edhe në Njoftim, procedura e zhvilluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për përzgjedhjen e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror të Shtetit është karakterizuar me parregullsi dhe shkelje që minojnë integritetin e tërë procesit. Këto parregullsi dhe shkelje janë evidentuar nga analizimi që Presidenca i ka bërë dosjes së konkursit të paraqitur nga KPK, sikundër që janë konstatuar edhe nga instancat ankimore brenda vet KPK-së dhe nga organizata dhe institucione të pavarura që kanë monitoruar procedurat e zhvilluara në KPK.”, thuhet në dokumentin e Presidencës.
Ndryshe Infokus ka siguruar dokumentin e plotë me detaje ku presidentja Vjosa Osmanie bëri publike në konferencë e ku ia ka dërguar edhe Kryesuest të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut.
Kujtojmë që dje presidentja Osmani në këtë konferencë ka treguar edhe disa nga arsyet e mosdekretimit të kryeprokurorit Blerim Isufajt.
“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave. Duke pasur parasysh të gjitha shkeljet, përgjegjësia ime më obligon që mos të bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, ishte shprehur Osmani në konference.
E ndryshe gjatë kësaj konference Presidentja tha se ka ftuar Këshillin Prokurorial të ndjek procedurat kushtetuese e ligjore në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
“Do të parandalojë çdo veprim që do të mund të lëkund shtyllat e shtetit tonë, duke i shkelur parimet kushtetuese. Nuk do të lejojë të rrezikohen parimet kushtetuese për interes të askujt”, tha mes tjerash ajo.
Kujtojmë që këtë konferencë që presidentja e mbajti në lidhje me këtë mosdekretim solli reagime të shumta në publik e madje është paralajmëruar që si rast të dërgohen edhe në Kushtetuese për të parë se a ka bërë presidentja shkelje në lidhje me mosdekretimin e kryeprokurorit Isufaj si kryeprokuror të shtetit./Gazeta Infokus/
DOKUMENTI:
Të tjera
-
Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor, Vitia s’i përmend emrat e anëtarëve
Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profe...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm veprimtarinë mjekësore
Është ngritur aktakuzë ndaj personave nga ana e Prokurorisë Themelore të Priz...
-
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për të gjithë ne, për ta dashur dhe mbrojtur lirinë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të 28 Nëntoriy, e ka nisu...
-
“Fitorja nuk flet me dajën e saj”, “Nuk e ka parë nipin në 50 vitet e fundit”,”, si ishte këṛcënuar gazetarja e Infokusit nga nipi i Besnik Bislimit
Partia e shpresës që për afro 4 vite mandat u kthye edhe në parti të punësime...
-
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se ka n...
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Kam lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, rrënjët e mia janë arbëreshe
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari origjinën ...
-
Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale
Dokumentarin e Driton “Toni” Kukës “SENSEI”, e ka parë edhe ambasadori amerik...
-
Arrestohet në Lipjan shtetasja e Shqipërisë me urdhërarrest ndërkombëtar
Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkomb...
-
Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling ...
-
Policia shqiptoi 2.181 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Mori 450 euro kartmonedha false nga kompanitë, burri në Prishtinë raporton rastin në polici
Policia ka raportuar se një burrë ka deklaruar që ka pranuar nga kompani para...
-
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
Pas rreth një viti nga arresti shtëpiak, Sali Berisha është lënë i lirë. Gjyk...