Fokus

Arrestohen katër persona për vrasjen në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 31 August 2023

Katër persona janë arrestuar sot nga vrasja që ndodhi rreth orës 13:30, në Malishevë.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Elezaj për Infokus.

-Advertisement-

Siç merr vesh Telegrafi ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për drutë në fshatin Bubavec, ndërsa vrasja në Malishevë. Mësohet se viktima është 29 vjeçari nga fshati Bubavec.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera