Kievi paralajmëron kundërofensivë në Bakhmut: Do të ndodhë shumë shpejt
Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 24 March 2023
Kievi po planifikon të nisë shumë shpejt një kundërofensivë në Bakhmut në kushtet kur siç tha të enjten komandanti i lartë i forcave tokësore të Ukrainës, përpjekja e Rusisë për të kapur qytetin ka ngecur.
Gjeneral kolonel Oleksandr Syrskyi shkruante në faqen e mediave sociale ‘Telegram’, se mercenarët rusë të grupit ‘Wagner”, shpesh të dënuar, të rekrutuar nga burgjet, në përpjekjen për të marrë kontrollin e Bakhmutit po humbasin fuqinë që kishin fillimisht. Pasi shqyrtoi dhe mundësinë e një tërheqjeje nga qyteti në lindje të vendit, ushtria e Ukrainës vendosi t’i mbajë trupat në Bakhmut, duke dërguar edhe përforcime.
“Shumë shpejt ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç bëmë në të kaluarën pranë Kievit, Kharkivit, Balakliyatit dhe Kupianskut“, tha ai, duke përmendur qytetet që Ukraina ka mbrojtur ose ia ka dalë t’i nxjerrë nga kontrolli rus.
Zoti Syrskyi ishte një nga komandantët ushtarakë kryesorë pas strategjisë së Ukrainës në javët e para të luftës, falë së cilës u zmbraps sulmi i Rusisë ndaj kryeqytetit të vendit, Kievit, apo që zmbrapsi forcat ruse deri në gjysmën e dytë të 2022.
Të mërkurën, ministria britanike e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase kishin nisur një kundërsulm lokal në perëndim të Bakhmutit, i cili ka të ngjarë të lehtësojë trysninë ndaj korridoreve kryesore që përdoren për furnizimin e forcave të Kievit që ndodhen brenda qytetit.
Ministria e Mbrojtjes tha se ekziston ende mundësia që forcat ukrainase në Bakhmut të rrethohen, sikurse edhe një mundësi reale, që sulmi rus ndaj qytetit, të humbasë vrullin e limituar që kishte arritur të siguronte.
Në muajt e fundit asnjërë nga palët nuk ka qenë në gjendje të marrë kontrollin e një territori të ri, me peshë, në lindje të Ukrainës, ndërsa të dyja palët kanë pësuar një numër të madh viktimash./VOA
Të tjera
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...