Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj ish-presidentit Trump?
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 22 March 2023
Rreth gjysma e amerikanëve besojnë se hetimet e prokurorit të Nju Jorkut ndaj Trump për pagesën e aktores së filmave pornografikë në këmbim të heshtjes është i motivuar politikisht, por një shumicë e madhe i konsideron akuzat të besueshme, sipas një ankete të opinionit publik nga Reuters/Ipsos.
Sondazhi dyditor, që u mbyll të martën, gjeti se 54% e të anketuarve, mes tyre 80% republikanë dhe 32% demokratë, thanë se politika ishte nxitësi i çështjes penale nga një juri e madhe në Manhatan.
70% e të anketuarve dhe gjysma e republikanëve thanë se ishte e besueshme që zoti Trump gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 e pagoi aktoren e filmave pornonografikë Stormy Daniels për heshtjen e saj në lidhje me një madhënie të dyshuar intime.
Rreth 62% e të anketuarve, përfshirë një të tretën e republikanëve, thanë se ishte gjithashtu e besueshme që zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit.
Gjetjet vënë në pah natyrën e paprecedentë të hetimeve kriminale ndaj zotit Trump ndërsa ai kërkon të sigurojë mbështetjen e republikanëve në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Asnjë president amerikan nuk është përballur ndonjëherë me akuza penale në gjykatë.
Zoti Trump, i cili po përballet me një konkurrencë që mund të jetë e ashpër në përpjekjen e tretë për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë lidhje jashtëmartesore me aktoren Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.
Ish-Presidenti Trump tha të shtunën se priste të arrestohej të martën ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të dhurojnë para për fushatën e tij presidenciale. Një juri e madhe në Manhatan po shqyrton mundësinë e ngritjes së padisë.
Zyrtarë dhe analistë të Partisë Republikane kanë thënë se ndjekja penale e zotit Trump vetëm sa do të përforconte vendosmërinë e mbështetësve të tij më besnikë.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, një rival i mundshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane, e ka kritikuar atë që ai e quajti, politizim të zyrës së prokurorit të qarkut të Manhattanit. Zoti DeSanis gjithashtu e ka kritikuar në mënyrë anësore zotin Trump.
Republikani Trump u përgjigj në mënyrë agresive përmes një postimi me kuptime të ndryshme në platformën e tij “Truth Social”.
Rreth nëntë në 10 të anketuar thanë se kishin dëgjuar për çështjen e prokurorit të Manhatanit kundër zotit Trump, një prej disa hetimeve ndaj tij. Një prokuror qarku në Xhorxhia po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.
Zoti Trump pretendon në mënyrë të rreme se humbja e tij ndaj presidentit demokrat Joe Biden ishte për shkak të mashtrimeve. Në regjistrimet telefonike ai dëgjohet tek u kërkon zyrtarëve të zgjedhjeve në Xhorxhia që të gjenin votat e duhura që ai të fitonte.
Ai përballet gjithashtu me hetimet e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Rreth 54% e të anketuarve, mes tyre 85% demokratë dhe 21% republikanë, thanë se janë të besueshme akuzat se zoti Trump kërkoi të bënte mashtrime zgjedhore.
Sondazhi nga Reuters/Ipsos anketoi 1003 të rritur në mbarë vendin, mes tyre 415 demokratë dhe 383 republikanë./Voa
Të tjera
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrë...
-
Netanyahut dhe Gallantit do t’i ndalohet hyrja në 124 vende
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake t...
-
Rreth 500 intelektualë i kërkojnë Macronit të njohë Palestinën pa vonesa të mëtejshme
Rreth 500 intelektualë dhe figura kulturore franceze lëshuan një thirrje duke...
-
Dy prej të plag*osurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture
Tre të plagosurit në Pejë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të K...
-
Mot sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik ka ka bërë të ditur se në Kosovë do të mbajë mot...
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...