1 hap në dialog, 1 hap për liberalizim vizash
Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 10 March 2023
Edhe fëmijët e dinë që Kosova në vitin 1999 ishte bërë shkrumb e hi nga Serbia gjenocidale. Më shumë se Kosovës askujt në Evropë nuk i është dashur heqja e vizave edhe atë menjëherë që në vitin 1999, sepse një vend i bërë shkrumb e hi sikurse ishte Kosova – e administruar nga OKB dhe i ruajtur nga NATO – ka pasur nevojë brutale më shumë se çdokush tjetër të lëvizte e lirë për t’i dhënë kështu shtysë zhvillimit të vendit tërësisht të shkatërruar.
Por, pavarësisht tmerrit që i kishte ndodhur Kosovës, BE bëri atë që s’e priste askush, atë që do të mbahet mend si Absurdi Evropian i shekullit 21, sepse në vend të hapjes e izoloi Kosovën si askë deri me sot, ndërsa i hapi të gjitha rrugët Serbisë. Në vend që Kosova, si një fëmijë i sapolindur (edhe atë vetëm falë Amerikanëve) të kishte pasur sa më pak kritere për shkak të tmerrit që e kishte përjetuar nga mizoritë e gjenocidi serb, BE bëri të kundërtën, ia dyfishoi kriteret një vendi që mezi po bëhej edhe atë për herë të parë në historinë e Evropës. Imagjinoni Serbia gjenocidale kishte njëfish më pak kritere për heqje vizash sesa Kosova e gjenociduar nga Serbia. Fëmijët e sapolindur e derisa të rriten duhet ndihmuar e asesi izoluar siç vazhdon të ngelet Kosova në shekullin 21 në zemër të Evropës.
Ajo që është më e keqja është se BE liberalizimin e vizave dhe çdo zhvillim tjetër – edhe pse s’e thotë hapur – e ka lidhur me Dialogun me Serbi. A e keni parë se me çfarë simetrie ecën procesi i liberalizimit të vizave: sapo Kosova bën një hap në Dialogun me Serbi, menjëherë BE e kalon një hap pothuaj ekuivalent për viza. Sapo bllokohet dialogu, menjëherë ndalen edhe vizat. Dje u kalua leximi i parë në Këshill të BE-së, për t’u vazhduar më pastaj me leximin e dytë, i cili në bazë të përvojës së gjertanishme nuk bëhet pa e nënshkruar dhe zbatuar Kosova marrëveshjen me Serbi. Askush nuk e thotë këtë publikisht, por të gjitha lëvizjet simetrike të BE-së e konfirmojnë një gjë të tillë.
Absurdi Evropian i shekullit 21 rritet edhe më shumë kur BE vendoste fabrikat e saj dhe investonte në vendet më të superkorruptuara dhe më jodemokratike në glob siç vazhdojnë të jenë Kina, Rusia, Brazili, Meksika, India, Indonezia, Vendet Arabe, Pakistani, Turqia, ndërsa Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor vazhdon t’i thotë luftoni korrupsionin. Pra, atje ku ka mega-tregje s’kërkon asnjë kriter, kurse në Kosovë që ka madhësi tregu të papërfillshme kërkon kritere, të cilat ç’është e vërteta as vetë BE s’i plotëson e as që i ka plotësuar ndonjëherë.
Absurdi Evropian i shekullit 21 rritet edhe më shumë kur Kosovës i japin vizat për t’ia marrë rininë e bukur me kontrata për të paguar kontribute sociale nëpër vende të BE-së në plakje e sipër dhe në rënie demografike brutale, ndërsa të njëjtëve qytetarë nuk ua heq vizat për të lëvizur lirshëm si çdokush tjetër në Evropë. Nëse Kosova paska pasur politikanë të korruptuar siç vazhdon të ketë edhe sot, pse atëherë BE s’i fuste që të gjithë në lista të zeza siç bën SHBA dhe t’ua hiqte vizat qytetarëve të Kosovës? Kur i kërkon dikujt kritere, atëherë duhet kërkuar të gjithëve. Standardet e dyfishta nuk i bëjnë mirë demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në Evropë.
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...