Zelensky zotohet se do ta forcojë mbrojtjen e Bahmutit
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 07 March 2023
Rusia nisi në valë të re sulmesh në Bahmut gjatë 24 orëve të fundit, tha ushtria ukrainase më 7 mars, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua ta forcojë mbrojtjen e qytetit të rrethuar në rajonin lindor të Donjeckut, duke thënë se ai dhe komandantët e tij ushtarakë kanë ranë dakord se tërheqja nuk është opsion.
Ukraina tha se ka zbrapsur qindra sulme ruse.
“Gjatë ditës së fundit, ushtarët ukrainas zmbrapsën më shumë se 140 sulme të armikut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në raportin e tij të përditshëm.
Ky shtab tha se pavarësisht humbjeve të konsiderueshme, Rusia vazhdon të përpiqet të sulmojë Bahmutin dhe rrethinat e tij.
“Gjatë 24 orëve të fundit, armiku ka kryer 37 sulme pranë fshatit Dubovo-Vasylivka”, tha Shtabi i Përgjithshëm, duke iu referuar një vendbanimi që shtrihet në verilindje të Bahmutit.
Zelensky tha në fjalimin e tij të natës më 6 mars se kishte diskutuar për Bahmutin me Valeriy Zaluzhniy, komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura dhe Oleksandr Syrskiy, komandantin e forcave tokësore të Ukrainës, ku “ata folën në favor të vazhdimit të operacionit mbrojtës dhe duke forcuar më tej pozicionet tona në Bahmut”.
Ekspertët perëndimorë thanë se situata në Bahmut – që për një kohë të gjatë po përballet me sulmet ruse – vazhdon të jetë kritike dhe se mbrojtësit ukrainas po përballen “me presion në rritje”.
Më 3 mars, Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, përmes një videoje pretendoj se Bahmuti – që Moska ka tentuar të marrë nën kontroll gjatë shtatë muajve të fundit – është pothuajse i rrethuar dhe vetëm një rrugë për largim është ende e hapur.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se mbrojtja ukrainase në Bahmut “është në presion të madh, teksa po zhvillohen luftime të ashpra në dhe përreth qytetit”.
Inteligjenca britanike, në raportimin e rregullt për luftën në Ukrainë, tha se forcat ruse dhe mercenarët e Wagner-it kanë bërë përparime në periferinë veri të qytetit dhe tani Bahmuti po sulmohet nga tri anë.
“Ukraina po e përforcon zonën me njësie elite dhe gjatë 36 orëve të fundit dy ura kyçe në Bahmut janë shkatërruar, përfshirë një urë që lidh qytetin me rrugën kryesore të furnizimit nga Bahmuti për në qytetin Çasiv Jar”, tha inteligjenca britanike.
Ekspertët perëndimorë kanë thënë se Bahmuti ka më pak rëndësi strategjike për Rusinë sesa rëndësi simbolike./rel
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...