Rënie e dukshme e çmimit të naftës në mars, Berjani: 55 centë më ulët për dy muaj
Autori: Samire Jaha 14:28 | 21 February 2023
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se nga muaji mars, çmimi i derivateve do të bie dukshëm, shkruan Gazeta Infokus.
Si dhe sipas tij, çmimi i derivateve në Kosovë është më lirë duke e krahasuar me vendet e rajonit.
Berjani në një prononcim për Gazetën Infokus i ka treguar edhe ndryshueshmërinë e çmimeve që ka Kosova me Shqipërinë, Maqedoninë e veriut, e Serbinë.
“Vendimi i qeveris po zbatohet dhe po respektohet është vendim me marzh tregtare 2 centë për import e 12 centë me pakic në pika karburanti. Çmimet sot në Kosovë janë; për dizelli 1.35 centë si dhe Benzina 1.32 centë. Ndërsa çmimet në regjion, si në Shqipëri, Dizelli 1.75 centë e Benzina 1.78 centë, kurse në Serbi, Dizelli 1.68 centë e Benzina 1.69 centë.”, ka thënë Berjani për Infokus.
Ndërkaq i pari i naftëtarëve, është shprehur duke u krahasuar me vendet e rajonit, Kosova është me çmimet më të lira sa i përket derivateve, përveç Maqedonisë së Veriut ku Dizelli është më lirë se në Kosovë.
“Në regjion jemi më të lirët me çmim, Përveç Maqedonia e veriut e ka dizellin më të lirë se ne, e ka akcizën më të ultë se ne, ndërsa Benzina 1.31 centë”, është shprehur tutje Berjani.
Po ashtu, kryetari i naftëtarëve ka thënë se fundi i muajit prill pritet të jetë në stabilizim i tregut ndërkombëtar në tërë globin.
“Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku, sepse po ka lëvizje në berz. Pritet që fundi i marsit të jetë stabilizim i tregut ndërkombëtar në tërë globin. Po te ne në Kosovë kemi rënie për dy muaj rreth 55 centë për litër”, ka deklaruar ai për Infokus.
Kujtojmë që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në krye me Rozeta Hajdarin, para dy javëve ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.
“Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës”, thuhej në vendimin e ministrisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...