Avokatura Shtetërore “e shfajëson” shtetin për vrasjen e Diana Kastratit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/gjykataa.png)
Autori: Gazeta inFokus
23:21 | 14 February 2023
Avokatura Shtetërore thotë se Republika e Kosovës nuk ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për vrasjen e Diana Kastratit. Kjo sipas tyre është arsyeja pse janë ankuar dhe dëmshpërblimi për prindërit e Dianës është ulur nga 95 mijë euro, në 30 mijë. Babai i Diana Kastratit shpreh mllefin dhe kërkon llogari edhe nga Avokatura Shtetërore edhe nga Gjykata e Apelit që e ka marrë këtë vendim.
Avokatura Shtetërore po konsideron se vrasja e Diana Kastratit nga ish bashkëshorti nuk është barrë e drejtpërdrejt e Republikës së Kosovës, andaj edhe janë bërë faktor që dëmshpërblimi për prindërit e Dianës të pësojë ulje.
Diana Katrati është vetëm një nga dhjetëra gratë në Kosovë, jeta e të cilave mori fund nga ish bashkëshortët e tyre.
Dhimbja e parë për prindërit e Dianës ishte vrasja e saj, e dyta ikja e dorasit, por së fundmi diçka e ka goditur përsëri këtë familje.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dikur kishte dëshmuar se Diana Kastrati ishte vrarë në dorë të shtetit, për çka fajtor për vrasjen e saj ishin konsideruar institucionet që nuk kishin siguruar mbrojtjen për të.
Ky fakt kishte bërë që Gjykata e Prizrenit të caktojë dëmshpërblim prej 95 mijë eurosh për Gëzim e Makfire Kastratin.
Por, befas në pritje të këtij dëmshpërblimi, Gjykata e Apelit del me një tjetër vendim.
Dëmshpërblimi prej 95 mijë eurove do të zbritet në 30 mijë euro si pasojë e ankesës së ushtruar nga Avokatura Shtetërore.
Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ky mekanizëm shtetërorë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, thotë se përgjegjësia ka qenë mbi gjykatën e atëhershme komunale në Prishtinë.
“Avokatura Shtetërore ka ushtruar Ankesë kundër këtij Aktgjykimi, me datë 17.09.2019, duke konsideruar se në bazë të gjitha provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe legjislacionit në fuqi, dëmi i pretenduar i paditësve nuk është shkaktuar nga Republika e Kosovës (Qeveria), por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, provë e cila vërtetohet edhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. Ref.AGJ361/13, i datës 26.02.2013”, thuhet në përgjigje.
Justifikimin e gjejnë edhe në një pikë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në pikën 61 të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ndër të tjera thuhet, citojmë: “në këtë kuptim Gjykata vëren se dokumentacioni i deponuar në Gjykatë, mund të konstatohet që autoriteti përgjegjës, në këtë rast Gjykata Komunale në Prishtinë, është dashur të dijë për rrezikun real që ka ekzistuar me rastin e dorëzimit të kërkesës për lëshim të urdhrit për mbrojtje emergjente…”, vijon përgjigja.
E kjo ankesë e avokaturës së shtetit për ulje të dëmshpërblimit i është dukur e pa arsyeshme babait të Dianës, Gëzim Kastratit.
Por mllefin kryesor Kastrati e ka me Gjykatën e Apelit.
Përveç zbritjes së dëmshpërblimit Kastrati thotë se kjo gjykatë ka shtrembëruar padinë, nga dëmshpërblim për mosveprim të shtetit, në solidarizim me familjen për humbjen e vajzës.
Gëzim Kastrati të padrejtë nga Gjykata e Apelit po e sheh se këtë vendim e ka kuptuar përmes mediave pa u dërguar shkresa palëve, por as për këtë çështje e as rreth arsyetimit të vendimit Gjykata e Apelit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit./RTV Dukagjini/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
“A ta ka rrok lemza najkan te shtëpia”, Gold Ag e ofendon gazetarin Vullnet Krasniqi
Fyerje dhe ofendime u bën nga këngëtari i njohur Gold Ag pas një “video-komen...
-
Gjendet i vde kur në Hajvali personi që u raportua i zhdukur, dyshohet se qentë ia ‘mas akruan’ fytyrën
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës, ku u gjet i vdekur ...
-
Rubin: Raportet Kosovë-SHBA s’janë aq të mira, ka shqetësime për atë si e trajtoi Qeveria Asociacionin
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Depa...
-
Takimi Kurti-Vuçiq, zyrtarja e PSD-së : S’po du me ia qëllu e me dalë fjalët e mia
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kur...
-
Ilir Meta ndahet nga bashkëshortja: Njoftova edhe djalin
Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi. N...
-
Go ditet grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde, arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona që dyshohet se ja...
-
Abdixhiku takohet me Guerot, flasin për situatën politike e ekonomike në vend
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Francës në ...
-
Zemaj: Kurti mund të arrijë një tjetër aneks marrëveshje me Serbinë
Lidhja Demokratike e Kosovës dyshon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mu...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 14 qershor Trupi Gjy...
-
“Pagën mesatare në sektor publik do ta bëjmë 1 mijë euro” –Besnik Tahiri shpalos programin zgjedhor të AAK-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Kryeministri holandez Rutte pritet të emërohet sekretar i përgjithshëm i NATO-s
Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi të enjten se po e tërheq kandidaturën...
-
Vlora Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Më pyeti cilën kombëtare e përkrah në Evropian
Zyrtarja e lartë e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku...