Kina do të stabilizojë zinxhirin global të furnizimit me tregun e vet super të madh
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 06 February 2023
Në vitin 2023, Kina do të stabilizojë tregun e eksportit, do të zgjerojë importin dhe do të përpiqet të stabilizojë zinxhirin e furnizimit të tregtisë globale, duke shfrytëzuar epërsinë e vendit me treg super të madh,
Vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të Kinës i kaloi 40 trilionë juanët për herë të parë, duke përballuar shumë goditje të paparashikuara. Produktet me teknologji të larta, me vlerë të shtuar të lartë dhe me transformim të gjelbër, si automjetet elektrike, produktet fotovoltaike, bateritë e litiumit etj., janë bërë pika e re e rritjes së eksportit. Ndërkohë, mënyrat e reja të tregtisë së jashtme, si biznesi ndërkufitar, mënyra e tregtisë me prokurim në treg etj., kanë pasur zhvillimin e vrullshëm, duke realizuar një vëllim të përgjithshëm import-eksporti prej mbi 3 trilionë juanësh.
Kina do të nxitë dhe rifillimin e gjithanshëm të ekspozitave në terren, si Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës, Panairi i Import-Eksportit i Guangzhou-t etj., që të zgjerojë më tej importimin e mallrave cilësore të vendeve të ndryshme. Njëkohësisht, Kina do ta nxitë dhe eksportet e ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe të mikrondërmarrjeve, duke shfrytëzuar mënyrën digjitale .
Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2022, investimet e huaja në Kinë u shtuan vazhdimisht dhe vlera e përgjithshme e tyre i kaloi 1.2 trilionë juanët, duke shënuar rekord dhe duke pasur një rritje prej 8 për qind në krahasim me vitin pararendës. Përmasa e tërheqjes së investimeve të huaja nga Kina u radhit përsëri në vendet e para të botës. Faktet tregojnë edhe një herë se Kina është ende destinacion tërheqës për investimet e huaja. Lidhur me këtë, drejtorja e Drejtorisë së Administrimit të Investimeve të Huaja në Ministrinë e Tregtisë të Kinës Meng Huating tha se gjendja e përgjithshme e ekonomisë kineze me qëndresë të fortë, potencial të madh e gjallëri të plotë, si dhe prirja e mirë afatgjatë e saj, nuk kanë ndryshuar. Tregu kolosal i Kinës vijon të ketë një “forcë tërheqëse magnetike” për investimet e huaja.
Kohët e fundit, shumë institucione ndërkombëtare kanë publikuar parashikime më optimiste për rritjen e ekonomisë kineze. “Rritja ekonomike nënkupton raste për investime,” theksoi Meng-u. Sipas një sondazhi kohët e fundit, pjesa dërrmuese e kompanive me investime të huaja në Kinë shprehën optimizëm për perspektivën e ekonomisë kineze këtë vit. Kina, me popullsi prej mbi 1.4 miliardë banorësh, është tregu numër dy i konsumit në botë dhe ka potencial të madh tregu. “Falë këtij tregu super të madh, sistemit të përsosur industrial, burimeve të pasura të krahëve të punës dhe mjedisit të përmirësuar të biznesit, investitorët e huaj kanë ende shumë dëshirë për të investuar në Kinë,” u shpreh Meng Huating
Të tjera
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...