Tahiri: LDK-ja do përgjigje nga Kurti nëse nga skandali 100 milionësh i Martin Berishajt është financuar fushata e tij
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 10 January 2023
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka folur për shqetësimet e kësaj partie në lidhje me raportimin e mediave sllovene për një aferë, sipas tyre, milionëshe ku përmendet emri i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Tahiri tha se gazetat sllovene kanë botuar një hulumtim, ku sipas tij, hulumtohen lidhje e ambasadorit Martin Berishaj, me kompaninë sllovene GEN.
“Sipas gazetës, dyshohet se Martin Berishaj, është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin MB Consulting dhe ku aty madje theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr para të thata nga llogaritë bankare të kompanisë së tij mbi 600 mijë euro në vitin 2019-2020”.
“Ky skandal sa vjen e po thellohet më tepër. Hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro, para të cilat janë menaxhuar nga kompania GEN e të cilat dyshohet se është financuar fushata edhe e kryeministrit Kurti, përmes filialit të GEN-it në Tiranë ku janë transferuar 14 milionë euro”, është shprehur Tahiri.
Tutje, ai tha se ndërlidhja me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sipas Tahirit, është pjesa më shqetësuese teksa shtoi se kjo çështje duhet adresuar menjëherë.
“Prandaj, LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë mbi imazhin e kryeministrit të Kosovës të adresohen menjëherë nga Qeveria Kurti se a janë të vërteta deklarimet e hulumtimet e gazetës sllovene”.
“A janë përdorur paratë e GEN-it për të investuar në fushatën e kryeministrit Kurti dhe a përdoren këto para për të paguar njerëz që t’i përbaltin kundërshtarët politikë të kryeministrit Kurti në komente online, në media dhe në organizata të tjera”, është shprehur Tahiri.
Të tjera
-
Abazi: Stili i vetëm që ka Kurti është viktimizimi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron fajtor ish-she...
-
Rama sot në Athinë, do të takohet me shqiptarët atje
Sot me fillim nga ora 11:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvill...
-
Një vajzë në Fushë Kosovë rrẩḣet nga vëllai i saj
Një vajzë në Fushë Kosovës ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj. ...
-
Zogaj flet për projektet madhore në Kryeqytet: Nënkalimi, sheshi “Xhorxh Bush” e Lojërat Mesdhetare, prioritet i yni
Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë për Ekonomia Online ...
-
Gruaja e raporton të zhdukur burrin e saj, thotë se doli me veturë dhe nuk e di vendndodhjen e tij
Një grua e ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj. Ajo ka thënë se ai...
-
Ftesa e Kurtit për darkë pune me opozitën, pranon PDK-ja dhe e refuzon LDK-ja e AAK-ja
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka komentuar përgjigjet e partive opozi...
-
Bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeçare- e mitura kthehet te prindi, i dyshuari lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt, pa...
-
Burrë e grua rrằḣin njëri-tjetrin në Pejë
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë. Atje burrë ...
-
Arrestohet një person në Klinë, ushtroi vazhdimisht dhu*ë psikike ndaj nënës së tij
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike n...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Policia ka bërë të ditur se është raportuar se një person në Prishtinë është ...
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...