Hapet rruga për kthimin e serbëve në institucione, kryeministri Kurti vjen me këtë qëndrim
Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 24 November 2022
Arritja e marrëveshjes për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, vlerësohet se i ka hapur rrugë kthimit të serbëve në institucione, të cilët u dorëhoqën javë më parë.Mundësitë ligjore për një gjë të tillë vlerësohet se ekzistojnë, mirëpo skeptik është kryeministri Albin Kurti. Udhëheqësi i Qeverisë thotë se nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e tyre në punë.
Diskutimet urgjente në Bruksel sollën një dakordim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat.Por, aty nuk u përfshi fati i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në veri të vendit, të cilat kanë mbetur thuajse bosh.
Mirëpo, kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka të drejtë tu kërkojë policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të dorëhequr që të kthehen në pozitat e tyre.“Unë i kam bërë thirrje që mos t’i braktisin ato, mos shkoni kam thënë, por nuk ju kam thënë kthehuni, nuk kam të drejtë t’i them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është çështje ligjore-kushtetuese”, ka thënë Kurti.
Numri i zyrtarëve policorë serbë të dorëhequr është afro 600. Mirëpo, Policia e Kosovës nuk ka treguar nëse ka aprovuar dorëheqjet e tyre.
Por, ish-drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Rashit Qalaj, thotë se nëse dorëheqjet nuk janë pranuar, një pjesë e policëve mund të kthehen në punë.
“Ka hapësirë për disa punëtorë, po flas për policët të cilët janë pa grada, që të kthehen dhe të gjithë ata që nuk janë ekspozuar dhe që nuk kanë mbajtur qëndrim publik kundër vendimit të Qeverisë.
Në këtë rast ka edhe disa eprorë që unë nuk i kam parë askund, por prap varet se çfarë kanë shkruar në dorëheqjet e tyre”, ka theksuar Qalaj.Sikurse me policët, mund të ndodhë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët serbë.
Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, dakordimi në Bruksel i hapë rrugë kthimit të dorëhequrve në pozitat e tyre.Por, Lavdim Makshana nga ky Institut thotë se disa prej tyre duhet të ndëshkohen për mbështetjen e dorëheqjeve.
“Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial duhet ta kenë parasysh nëse gjyqtarët dhe prokurorët serbë rikthehen në pozitat e tyre, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial duhet ta shqyrtojnë mundësinë që ndaj të njëjtëve të iniciojnë procedura disiplinore me theks të veçantë ndaj kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e komunitetit serb”, është shprehur Makshana.Për kthimin e serbëve në institucione ka folur të enjten edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se kjo thirrje është bërë vazhdimisht nga zyrtarë evropianë.
Kurse, për këtë çështje nuk ka kthyer përgjigje Lista Serbe që është subjekti kryesor i qytetarëve serbë të Kosovës.
Të tjera
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...