Parlamenti Evropian kërkon ndihmë për familjet e punëtorëve të vdekur në Katar
Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 24 November 2022
Parlamenti Evropian miratoi të enjten, më 24 nëntor, një rezolutë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Katar, në të cilën vlerësohet se zgjedhja e këtij vendi për organizimin e Botërorit në futboll është përcjellë me akuza bindëse për korrupsion.
Në rezolutë, Parlamenti Evropian shprehu keqardhjen e tij për “vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë në Katar”, kryesisht punëtorë ndërtimi, të cilët ndërtuan objektet për Kampionatin Botëror të Futbollit, si dhe për të gjithë ata që u lënduan.
Gjithashtu, me synimin për të mbrojtur sportistët dhe tifozët, vlerësohet se organizimi i ngjarjeve sportive ndërkombëtare nuk duhet t’u jepet vendeve ku shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe ku mbizotëron dhuna gjinore.
Është vlerësuar se në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka korrupsion “të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë”.
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian shprehën keqardhjen e tyre që ndarja e organizimit të Kupës së Botës në Katar, në vitin 2010, nuk ishte transparente dhe me vlerësim të pasojave të dëmshme.Është theksuar se FIFA ka dëmtuar rëndë reputacionin dhe integritetin e futbollit botëror, njoftoi Parlamenti Evropian.
Parlamenti Evropian vlerësoi gjithashtu se autoritetet e Katarit duhet të kryejnë një hetim të plotë për vdekjen e punëtorëve migrantë dhe të kompensojnë familjet e tyre, në rast se kanë pësuar për shkak të kushteve të punës.Siç u tha, FIFA gjithashtu duhet të kontribuojë edhe në një program gjithëpërfshirës për përmirësimin e pozitës së familjeve të punëtorëve, si kompensim për kushtet, të cilave iu nënshtruan ata.
Rezoluta shpreh gjithashtu keqardhje për pozitën e komunitetit LGBT në Katar, anëtarët e të cilit, sipas ligjit vendor, në çdo kohë mund të paraburgosen deri në gjashtë muaj, pa asnjë aktakuzë apo gjykim.
Një numër përfaqësuesish në Parlamentin Evropian, të enjten mbajtën shirita me mbishkrimin “Një dashuri” (“One Love”), pasi disa futbollistë në Katar hoqën dorë nga një gjë e tillë, nën presionin e FIFA-s.
Qeveria e Katarit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar këtë, raporton Reuters.FIFA ka paralajmëruar më herët skuadrat se lojtarët e tyre do të marrin kartonë të verdhë përpara ndeshjeve, nëse kapitenët mbajnë shirita me fjalët “Një dashuri”, të cilat ajo nuk i miratoi.
Shtatë ekipet kombëtare evropiane që synonin që në ndeshjet në Katar të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit, thanë se ishin të përgatitur të paguanin gjoba për këtë, por nuk mund të merrnin mbi vete rrezikun e kartonëve të verdhë për lojtarët e tyre.Ankesat për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar filluan 12 vjet më parë kur FIFA , përmes votimit të fshehtë, vendosi t’ia jepte organizimin një shteti të vogël me naftë, thekson The Wall Street Journal.
Në shkurt të vitit 2021, gazeta The Guardian raportoi se 6.500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Shri Lanka kishin vdekur në Katar që kur u vendos që ky vend të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit.Kjo e dhënë bazohet në shifrat e dhëna nga ambasadat e vendeve në Katar.
Megjithatë, Qeveria e Katarit tha se numri i përgjithshëm ishte i pasaktë, sepse të gjitha rastet e evidentuara të vdekjes, nuk kanë të bëjnë me njerëzit që punonin në projekte të lidhura me Kampionatin Botëror.Kritikët, në mesin e të cilëve janë tifozët, lojtarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, theksuan se për shkak të trajtimit të punëtorëve migrantë dhe ndalimit të homoseksualitetit në Katar, vendi konservator nuk është i përshtatshëm për ardhjen e më shumë se një milion tifozëve nga e gjithë bota.
Të tjera
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...
-
Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, k...