Çudia nga Katari/ E vodhën gjatë transmetimit “live”: Policia më pyeti sa doja ta dënoja hajdutin
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 21 November 2022
Gazetarja argjentinase, Dominique Metzger, denoncoi te autoritet vendëse se kishte qenë pre e një grabitjeje ndërkohë që ishte duke raportuar “live” për TN mbi Kupën e Botës.
Ajo ka rrëfyer në rrjetet sociale atë që i ndodhi:
“Epo, kjo është përvoja e Katarit. Sapo më vodhën portofolin kur po bënim një transmetim të drejtpërdrejtë. Jam në komisariat dhe më dërguan këtu për të bërë denoncimin dhe më garantojnë që gjithçka është nën vëzhgim dhe se do ta gjejnë portofolin që kishte dokumentet, paratë, kartat…,” – shpjegoi Dominique Metzger në kanalin argjentinas TN.
“Ishte vjedhje, por aspak e dhunshme”, theksoi më tej gazetarja.
“Nuk e kuptova kur po më grabitnin. Në një moment po kërcenim me disa njerëz dhe ndoshta ka ndodhur aty. Banorët e zonës na shohin ndryshe, dua të përfitojnë nga ne. Doja të nxirrja portofolin për të blerë një ujë dhe më pas kuptova që mungonte”.
Gjëja më kurioze në përvojën e Dominique Metzger ishte kur oficerët e policisë e pyetën se çfarë donte që ata të bënin me hajdutin kur ta kapnin: “Në një moment më pyetën: “Çfarë do që drejtësia të bëjë me këtë? Sepse do ta gjejmë, ka kamera kudo.” Mendova se e kisha keqkuptuar përkthimin, por jo, ata këmbëngulën të më pyesnin se çfarë dënimi kërkoja për hajdutin, nëse doja që ai të dënohej me 5 vjet burg, nëse donte që të deportohej… Ngulmonin te pyetja se çfarë dënimi doja t’i jepja hajdutit. Por jo, thashë që doja thjeshtë të më ktheheshin sendet personale, nuk doja të vendosja drejtësi në vendin e drejtësisë.”

T� tjera
-
“Sot Arlinda, nesër kush?” – Thirrje për protestë në Ferizaj nesër në ora 12:00
Në Ferizaj, më 29 tetor, në orën 12:00, është paralajmëruar mbajtja e protest...
-
Aleanca i bashkohet thirrjes për dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
Aleanca ka njoftuar se u është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministres ...
-
“Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh” – protestuesit te Qeveria
ktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër ...
-
Një muaj paraburgim për Albert Sylajn
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar një ...
-
Ultimatum Qeverisë: “Duheni me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti me i shkarku”
Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër...
-
Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi
Pjesë e protestës në Prishtinë, është edhe babai i Diana Kastratit, Gëzim Kas...
-
Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU hesht
Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritet...
-
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në taki...
-
Aktivistja Sijarina: Nëse Arlinda ka qenë dëshmore siç ka thënë Kurti, ne do të jemi ushtare që me gjasë do t’ia biem fundin kësaj Qeverie
Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka marrë fjalën në prot...
-
Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vazhduar përpara objektit të Qeveris...
-
Vazhdon protesta para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë
Protesta e sotme që ka nisur në Ministrinë e Drejtësisë, ka vazhduar në KPK, ...
-
Ndërtesa e Policisë së Kosovës në Prishtinë goditet me ngjyrë të kuqe nga protestuesit, hidhen edhe tymuese
Po vazhdon protesta pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit pas...




































