Lajme

Ultimatum Qeverisë: “Duheni me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti me i shkarku”

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 28 October 2026

Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër vrasjes së grave tha se nëse nuk shkarkohet ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, institucionet do t’i detyrojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Qeverisë e cila i tha Arlindës mas vrasjes së saj që nuk ka ditë ku me lypë ndihmë, na i thojmë se qat ministre dhe ministrin e Punëve të Brendshme keni me e shkarku ose kemi me ju shti me shkarku…”, tha Sijarina, derisa theksoi se ky shtet duhet ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare.

Sijarina paralajmëroi se do të vazhdojnë protestat edhe ditëve në vijim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy