Aleanca i bashkohet thirrjes për dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
Autori: Gazeta inFokus
18:54 | 28 October 2026
Aleanca ka njoftuar se u është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Këto thirrje janë përsëritur vazhdimisht sonte gjatë protestës në Prishtinë, në të cilën është kërkuar drejtësi për rastin e Arlinda Zekajt.
Aleanca e ka cilësuar si të dështuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave.
Dhe, sipas kësaj partie, adresa e dështimit të kësaj strategjie është Ministria e Drejtësisë.
“Aleanca i bashkohet kërkesës së grave të Kosovës për dorëheqjen e ministres Gërvalla. Aleanca po ashtu kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekaj. Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave duhet të ndryshohet me urgjencë dhe në tërësi. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësia nuk mund të përfundojë vetëm te zyrtarët e nivelit të ulët në polici apo prokurori. Është e papranueshme që të shkarkohen vetëm vartësit, ndërsa përgjegjësit politikë të vazhdojnë të bëjnë sehir, duke mbrojtur një strategji që ka dështuar. Përgjegjësia duhet të nisë nga lart.”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

T� tjera
-
Prihet shiriti në Gjakovë, Kurti i pranishëm bashkë me Hotin e Dobrunen
Në Gjakovë është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit, në një ceremoni ...
-
“Sot Arlinda, nesër kush?” – Thirrje për protestë në Ferizaj nesër në ora 12:00
Në Ferizaj, më 29 tetor, në orën 12:00, është paralajmëruar mbajtja e protest...
-
“Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh” – protestuesit te Qeveria
ktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër ...
-
Një muaj paraburgim për Albert Sylajn
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar një ...
-
Ultimatum Qeverisë: “Duheni me shkarku Gërvallën dhe Sveçlën ose kena me ju shti me i shkarku”
Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, në protestën që po mbahet sot kundër...
-
Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi
Pjesë e protestës në Prishtinë, është edhe babai i Diana Kastratit, Gëzim Kas...
-
Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU hesht
Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritet...
-
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në taki...
-
Aktivistja Sijarina: Nëse Arlinda ka qenë dëshmore siç ka thënë Kurti, ne do të jemi ushtare që me gjasë do t’ia biem fundin kësaj Qeverie
Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka marrë fjalën në prot...
-
Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vazhduar përpara objektit të Qeveris...
-
Vazhdon protesta para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë
Protesta e sotme që ka nisur në Ministrinë e Drejtësisë, ka vazhduar në KPK, ...
-
Ndërtesa e Policisë së Kosovës në Prishtinë goditet me ngjyrë të kuqe nga protestuesit, hidhen edhe tymuese
Po vazhdon protesta pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit pas...































