Ushtria ukrainase çliron qyteza e rajone tjera në jug të vendit
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 04 October 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës kanë avancuar kundër forcave ruse dhe kanë çliruar disa qyteza e rajone tjera.
Ai nuk ka dhënë hollësi shtesë në adresimin e tij ditor para popullit.
Mirëpo zyrtarët ukrainas dhe lideri i instaluar nga Rusia, kanë thënë se forcat e Kievit kanë avancuar në jug, duke rikthyer kontrollin e disa fshatrave përgjatë Lumit Dnjepër.
Komanda ushtarake ukrainase, e koncentruar në jug të shtetit, ka thënë se forcat e saj kanë shkatërruar 31 tanke ruse, një lansuese raketash, por nuk ka treguar se ku kanë ndodhur luftimet.
Një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane ka thënë më 3 tetor se sulmet e forcave ukrainase kanë shtyrë Rusinë “në pozicion mbrojtës” në Herson dhe se janë penguar përpjekjet ruse për rifurnizim të trupave në front të luftës.
Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar këto pretendime.
“Qendra të reja të populluara janë çliruar në disa rajone. Luftimet e ashpra kanë vazhduar në shumë zona”, ka thënë Zelensky.
Ai ka shtuar se “më shumë pushtues janë duke ikur, më shumë humbje janë duke përjetuar dhe po rritet besimi që Rusia ka bërë gabim kur ka nisur luftën kundër Ukrainës”.
Një ditë më parë, Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase ka kontroll të plotë mbi qytetin strategjik të Limanit, që gjendet në rajonin Donjeck.
Rënia e Limanit kanë qenë një tjetër zmbrapsje për presidentin rus, Vladimir Putin pak ditë pasi ai ka aneksuar katër rajone ukrainase, të cilat i ka pushtuar ushtria ruse prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.
Kievi dhe Perëndimi i kanë konsideruar deklaratat e aneksimit si ilegale dhe të rreme.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Të tjera
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...