Edhe deputeti tjetër i VV-së flet për problemet brenda partisë: Na duan jashtë
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 26 September 2022
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se vota e tij kundër projekt-kodit civil, ka lënë pasoja në raport me kolegët e tjerë brenda partisë.
“Me disa deputetë që nga dita e votimit në Kuvend për projekt-kodin civil kanë ndryshuar raportet. Me ata kam tjera raporte nga që kam pasur”, tha ai nëm Debat Plus.
Ai tha se nuk e kundërshton kodin në tërësi, por vetëm dy nene.
“Vazhdoj të kem të njëjtat qëndrime absolutisht. Ai kod me ato nene të njëjta nëse vjen në Kuvend do të ketë votën time të njëjtë”.
Rrahmani ka mohuar raportimet se një grup deputetësh konservator do të largohen nga Vetëvendosje.
“Disa deputetë brenda Lëvizjes janë duke i fryrë kësaj linjës [se po largohen nga LVV disa deputetë]. Janë dy-tre deputetë “servil” që mundohen me përfitua prej çdo situate dhe shkojnë te secili deputetë dhe ju thonë se kinse disa deputetë do të largohen nga LVV. Janë këta deputetë që rrinë gjithë ditën në korridore të Kuvendit dhe Qeverisë dhe ata më së shumti pengojnë punën e Kuvendit dhe Qeverisë”.
“Qëllimi kryesorë i tyre është largimi ynë nga LVV pasi e kanë të pamundur ngritjen në parti kur një pjesë e konsiderueshme e jona janë aty. Natyrisht ata nuk mund të veprojnë siç dëshirojnë. Sigurisht se është një metodë shumë e ulët”, shtoi tutje Rrahmani.
“Do të japë kontributin tim në Kuvendin e Kosovës, aty ku jam deleguar nga qytetarët”, deklaroi Rrahmani
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...