Takimi mes Kurtit e Vuçiqit mund të mbahet në javën e tretë të gushtit
Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 02 August 2022
Një ditë pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, nga kabineti i tij ka ardhur konfirmimi se një gjë e tillë mund të ndodh gjatë këtij muaji.
Me 19 korrik të këtij viti ishte planifikuar një takim mes krerëve shtetërorë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.
Mirëpo, një takim i tillë dështoi me arsyetimin e palës serbe se ishte planifikuar në Beograd një vizitë e presidentit të Egjiptit.
Nga Zyra e Kryeministrit thonë se kryeministri Kurti vazhdimisht ka qenë i gatshëm për dialog, derisa akuzojnë Serbinë për refuzim të dialogut.
“Siç e dini, takimi i paraparë të mbahej me 19 korrik dështoi sepse Beogradi zyrtar refuzoi që ai të zhvillohet duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti në vazhdimësi është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të përgatitur mirë dhe për çështje bilaterale”, ka thënë për Telegrafin, Përparim Kryeziu – zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë ai thotë se një takim i mundshëm në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit mund të mbahen në fund të këtij muaji.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe nëse do të ketë një takim të radhës, ai pritet të zhvillohet në javën e tretë të këtij muaji”, shtoi tutje Kryeziu.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, megjithatë ka thënë se çështja e targave nuk është më temë e dialogut pasi sipas tij ajo është kryer në të kaluarën.
“Këto vendime janë të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën. Atë që ne e kemi filluar me 1 gusht dhe do ta vazhdojmë me 1 shtator është zbatuar për tash e 11 vjet nga Serbia”, tha Kryeziu.Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka ftuar në një takim në Bruksel, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...