Alarmante: Për vetëm 6 muaj, 98 mjekë kanë kërkuar dokumentin për tu larguar nga Kosova
Autori: Samire Jaha
16:03 | 23 Qershor 2022
Përderisa Qendra Klinike Universitare është në nevojë edhe të 1 mijë e 200 personave, staf mjekësor, mjekët po vazhdojnë të largohen nga Kosova.
Largimi i mjekëve po vazhdon të jetë një problem serioz me të cilin po përballet vendi.
Vetëm në dy vitet e fundit 257 mjekë në Odën e Mjekëve të Kosovës, kanë kërkuar dokumentin i cili iu mundëson të vazhdojnë punën edhe jashtë Kosovës.
Sipas OMK-së, në 6 mujorin e parë të vitit 2022 shifra e mjekëve që kanë aplikuar për të marrë këtë dokument është 98, ndërsa në vitin 2021 kjo shifër arriti në 159.
Nga OMK-ja për Gazetën Infokus, kanë theksuar se në të gjitha aplikacionet e mjekëve arsyeja e kërkimit të këtij dokumenti dhe largimi nga Kosova ishin kushtet e specializimit, kushtet në ambientin e punës si dhe paga.
“Oda e Mjekëve të Kosovës sipas kërkesës së mjekëve anëtar për vitin 2022, ka lëshuar gjithsej 98 Certifikata mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale. Në pyetësorin e OMK-së, arsyeja kryesore e tërheqjes së Certifikatës mbi të kaluarën etike dhe profesionale del të jenë kushtet e specializimit, kushtet e punës (në kuptim të ambientit të vendit të punës) dhe të ardhurat nga vendi i punës”, kanë treguar nga Oda e Mjekëve.
E se QKUK-ja ka nevojë për staf mjekësor e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë në QKUK, Arsim Behramaj, i cili ka thënë se konkretisht marrë parasysh mbledhjen e bordit të SHSKUK-së ky institucion ka nevojë edhe për 1 mijë e 200 staf shëndetësorë.
“Në aspektin e stafit jemi keq një ditë kanë qene këta qendrës klinike universitare të bordit edhe d.m.th. qendra klinike universitare është – 1200 punëtore mangu që duhet me i punësu mirëpo probleme ka buxhetore te cilat normalisht ata njerëz duhet me i pagu duhet me i shti ne lista të rrogave edhe me u nda një buxhet mirëpo d.m.th. mungesat janë 1200 mungojnë për momentin tek ne”, ka thënë Behramaj në emisionin “Doktor Plus” që është prodhim i Gazetës Infokus.
Çfarë po bëhet për të ndaluar këtë fenomen dhe për të plotësuar nevojat që ka QKUK-ja për Gazetën Infokus nga Ministria e Shëndetësisë, duke mos treguar saktësisht se çfarë do të veprohet në këtë aspekt kanë deklaruar se janë të gatshëm për të ofruar mbështetje për të gjitha nevojat që mund të ketë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
“MSh ka vlerësuar nevojat dhe kërkesat gjatë pandemisë COVID-19 dhe ka rekrutuar për nevoja të QKUK-se dhe institucioneve të tjerë staf të mjaftueshëm mjekësor dhe mbështetës për ballafaqim me COVID-19. Tani në kuptimin epidemiologjik situata është më e qetë, dhe është në kompetenca të QKUK që të hap konkurse për ato pozita të cilat i konsideron të nevojshme dhe të planifikuara për rekrutime”, thuhet në përgjigjen e MSH, për Infokus.
E sipas kësaj ministrie, njëjtë do të veprojnë edhe institucionet e tjera, por duke theksuar se MSH është e gatshme për të ofruar mbështetje.
“Njëjtë do të veprojnë edhe institucionet e tjera, ndërsa MSH është për të ofruar atë mbështetje që ka mundësi të jepet dhe që është në përputhje me planet e punës, planifikimet buxhetore dhe rritjen e kapaciteteve”, kanë shtuar nga MSH.
Gazeta Infokus ka kërkuar përgjigje edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës për të gjitha nevojat dhe kërkesat që i kanë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë marrë asnjë përgjigje./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...


































