Kosova mes përballjes faktorizuese dhe zmbrapsjes izoluese (1)
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 09 June 2022
Sipas të dhënave zyrtare të BE-së për vitin 2018 tregtia e Ballkanit Perëndimor me BE ishte 72%, me Kinë 5.8%, me Rusi 4.7%, me Turqi 4.2% dhe me SHBA 2%.
Shkruan: Agron HOTI
Pra, vetë të dhënat tregojnë që Rusia ka interesa të vogla ekonomike në Ballkan Perëndimor, kundrejt interesit të saj strategjik për ta mbajtur rajonin të përçarë e destabilizuar si pykë mes raporteve transatlantike. Duhet përmendur këtu që si Procesi i Berlinit ashtu edhe Ballkani i Hapur parashohin në vija të trasha krijimin e një Zone të përbashkët të Tregtisë së Lirë (Free Trade Area) për Ballkanin Perëndimor me katër lëvizjet e lira të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit ngjashëm siç funksionin BE dhe të gjitha Zonat e Tregtisë së Lirë në glob.
Ashtu siç SHBA i kishte dhënë shansin integrimit rajonal të BE-në kur edhe Deutsche Markat i kishte shtypur në SHBA për t’i sjellë në Gjermani Perëndimore menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, njëjtë synon t’i japë shansin e integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor, një Ballkani Perëndimor të lënë anash nga BE që fiks 22 vite, pra që prej se kishte ardhur në pushtet Putini në Rusi, linja proruse e të cilit duke e vrarë Gjingjiqin në Serbi në vitin 2003, duke nxitur trazira të përgjakshme në Kosovë në vitin 2004, duke bërë invazion në Gjeorgji në 2008 dhe pushtuar Krimenë në 2014, po tregonte se kah po rrëshqiste Evropa, situatë kjo pra që po shfrytëzohej me përpikmëri nga Rusia derisa SHBA ishte e nxënë me luftën kundër terrorizmit në Lindje të Mesme dhe Azi Qendrore.
Lidhur me debatin pro et contra të Ballkanit të Hapur, alias Minischengenit, shoqëria e Kosovës është bërë pikë e pesë, saktësisht siç po i konvenon Rusisë e Serbisë, të cilat në fakt pikërisht këtë synim kanë. Por, para se të futemi në detaje, le t’i analizojmë interesat e SHBA-së dhe Rusisë në Ballkan Perëndimor dhe BE, të cilat sigurisht që janë diametralisht të kundërta dhe mirë që janë ashtu, së paku po për ne shqiptarët.
Interesat e Rusisë
Rusia ka një synim madhor: përçarjen e Perëndimit me çdo kusht, sepse një Perëndim i përçarë dhe dobësuar i jep asaj avantazhe të mëdha të rritjes së ndikimit të saj drejt Ballkanit për të dalë në Adriatik e më pas në Mesdhe drejt Atlantikut si dhe drejt Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore për të dalë në Oqeanin Indian nga ku pastaj mund t’i ketë duart e lira për të ecur tutje drejt Pacifikut në mbështetje të Kinës e në dëm të supremacisë detare të SHBA-së. Në këtë kuadër, Rusia në Ballkan Perëndimor dhe BE synon: përçarjen, polarizimin, thyerjen, kaosin dhe mirëmbajtjen e një statusquoje të tillë sa më gjatë që të jetë e mundur. Përderisa SHBA promovon demokracinë dhe të drejtat e njeriut në glob, Rusia synon një rend ndërkombëtar jashtë rregullave të SHBA, një rend që promovon autoritarizmin sipas projeksoneve ruse.
Përdorimi i energjisë si armë për ta përçarë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor; blerja e korruptimi i shumicës së elitës politike të BE-së, të top vendeve të BE-së dhe të vetë Ballkanit Perëndimor (përfshirë OJQ të shumta, media e opinionistë); financimi i populizmi gjithandej Evropës; mbështetja e liderëve autoritarë në Evropë; blerja e forcave ish-socialiste anekënd BE-së; sjellja e Vuçiçit në pushtet në Serbi kundrejt krijimit të Gjykatës Speciale kundër Kosovës; investimet e parreshtura në islamin politik me qëllim përçarjeje fetare mes shqiptarësh për të na ekspozuar si refuzues të Perëndimit; tentim-destabilizimet e ndryshme nëpër vende të Ballkanit Perëndimor, janë që të gjitha projeksione e interesa të qarta ruse, për të penguar kështu me çdo kusht bashkëpunimin transatlantik (NATO-BE), për të penguar kompletimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor brenda saj, si dhe për të penguar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.
Një përçarje mes SHBA-së dhe BE-së (pra mes Perëndimit) do t’i sillte avantazhe Rusisë për ta mbajtur të destabilizuar dhe pse jo të pushtuar Ukrainën, për ta mbajtur të destabilizuar rajonin tonë dhe të gjitha ato shtete që synojnë të largohen nga orbita ruse. Izolimi i Kosovës nga rajoni dhe defaktorizimi i Kosovës janë synim strategjik rus e serb, sepse duke e ekspozuar Kosovën si refuzuese të integrimit rajonal, Rusia ja arrin që të pengojë integrimin e rajonit përfshirë vetë Kosovën.
Pra, Rusia e Serbia nuk e kanë fare synim integrimin e rajonit tonë, por dezintegrimin e tij, prandaj përpiqen ta ekspozojnë Kosovën si refuzuese të Ballkanit të Hapur, për t’i fshehur synimet e veta prapa Kosovës. Nuk e ka Rusia fare interes tejkalimin e problemeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e as interesin ekonomik, por përkundrazi rritjen e problemeve në rajon për t’i ruajtur ato nën një statusquo, sepse vetëm kështu pengohet kompletimi i BE-së dhe fuqizimi i mëtejmë i Perëndimit.
Interesat e SHBA-së
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, SHBA bashkë me BE-në, përpos që dolën të unifikuara përballë agresionit rus, po bëjnë të pamundurën për t’i zgjidhur sa më shpejtë problemet e mbetura në Evropë, për ta kompletuar kështu projektin e BE-së me qëllim që kufijtë e NATO-s dhe BE-së të shtyhen sa më afër kufijve rus. Zgjidhja sa më e shpejtë e problemeve të Ballkanit Perëndimor dhe fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë janë projeksionet amerikane për ta zmbrapsur Rusinë kah lindja.
Në këtë kuadër, SHBA ka ndezur motorët për ta zgjeruar NATO-n drejt lindjes që nga Arktiku e deri në Turqi; lufta në Ukrainë ka këtë qëllim të SHBA-së. Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, prezenca e NATO-s në Kosovë, rrëzimi nga pushteti i forcave proruse në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi konsiderohen humbje të thella për Rusinë, prandaj Rusia do kaosin në rajon për ta paraqitur NATO-n si ombrellë të pasigurtë sigurie për vendet që i ngërthen, duke u munduar të imponohet si alternativë e NATO-s. (vazhdon)
Të tjera
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...