A do t’i rishikojë masat e vendosura për ata që hyjnë në Kosovë? Kjo është përgjigjja e ministrit Latifi
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 26 January 2022
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është duke raportuar për situatën epidemiologjike në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, shkruan Gazeta inFokus.
Latifi është pyetur se a do të rishikohen masat e vendosura për ata që hyjnë në Kosovë, ku shtetasve të huaj u kërkohen tri dozat e vaksinave.
Kësaj pyetje ai i është përgjigjur duke thënë se ata nuk i kanë kërkuar tri doza atyre që hyjnë në Kosovë, por që sipas tij, nëse ata i kanë tri doza, nuk kanë nevojë për asnjë dëshmi tjetër si testi PCR.
“Asnjëherë Ministria e Shëndetësisë as Qeverisa e Kosovës nuk ka thënë se duhesh me i pas desitivisht tri doza për me hy në Kosovë, por nëse i ke tri doza nuk ke nevojë për kurgjë tjetër. Për çdo të enjte mbahet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, nga instituti e të gjitha spitalet ne i marrim të të dhënat, e vlerësojmë situatën, ne e vlerësojmë gjendjen dy herë në ditje tri katër herë në ditë. Unë nuk jam i interesuar me i mbajtë bizneset të mbyllura me i mbajtë palestrat mbyllur, asnjë sekond, përveç asaj që ekspertët tonë e konsiderojnë të domosdoshme. Prandaj absolutisht kemi me i rishiku këto masa”, ka deklaruar ministri Latifi.
Vendimi për shtetasit e huaj që hynë në Kosovë është vendimi më i kritikuar nga të gjithë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...