5 mënyra të thjeshta për të humbur në peshë gjatë vjeshtës
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 08 October 2021
Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit pakësohen ndjeshëm. Një gjë e tillë ndikon në prodhimin e serotoninës, një hormon që nxit ndjesinë e qetësisë, paqes dhe gëzimit. Për pasojë, njeriu tërhiqet më shumë ndaj makaronave, patateve dhe orizit, burim karbohidratesh që rrisin nivelet e serotoninës.
Kjo nxit edhe shtimin në peshë, gjë që mund të shmanget shumë mirë nëpërmjet këshillave të mëposhtme.
Hani Më Shumë Mollë
Vjeshta është po aq e larmishme në aktivitete dhe ushqime të shëndetshme si vera. Në këtë stinë ju mund të shfrytëzoni perime dhe fruta të freskëta të stinës siç janë mollët apo kungujt por edhe të kryeni më shumë aktivitet fizik. Një mollë ofron 100 kalori dhe 4 gramë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë. Molla është shumë e mirë për këtë stinë dhe jo vetëm, sepse pakëson rrezikun e diabetit, përmirëson shëndetin e mushkërive dhe ju mbron nga disa lloje të kancerit.
Hani Më Shumë Gatime të Shtëpisë
Rikthimi në punë, në shkollë e në aktivitetet e tjera e bën më të lehtë rënien pre të tundimit ndaj ushqimeve të gatshme e të shpejta. Megjithatë, gatimet e shtëpisë janë më të shëndetshme e nuk duhen lënë mënjanë. Në shtëpi ju mund të përgatisni ushqime të shëndetshme me perime të freskëta të stinës të cilat mund t’i merrni me vete në punë. Fundjavat mund t’i shfrytëzoni për të gatuar receta të shëndetshme por edhe për të kryer aktivitet fizik.
Mos Neglizhoni Gjumin
Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tuaj si brenda dhe jashtë. Ekspertët rekomandojnë që të flini 7-8 orë çdo ditë, Rutina e duhur e gjumit është shumë e rëndësishme për të luftuar mbipeshën por edhe për të vënë në fre hormonet të cilat luajnë një rol të fortë tek oreksi dhe e ngrëna.
Xhinset Në Vend Të Peshores
Gjatë përpjekjeve për të rënë në peshë është e rëndësishme që të mbani në vëzhgim kilogramët. Ndonjëherë peshorja mund të duket alarmuese ndaj shumë ekspertë rekomandojnë përdorimin e xhinseve apo pantallonave si tregues i peshës dhe i humbjes së kilogramëve të tepërt.
Mbani Një Ditar Ushqimesh
Një nga aspektet më të rëndësishme të rënies nga pesha është të mos fiksoheni pas saj. Objektivi juaj duhet të jetë që të hani shëndetshëm dhe rënia nga pesha më pas është e paevitueshme. Nëse ju i vendosni vetes si qëllim që të humbisni në peshë pa ndryshuar regjimin tuaj ushqimor ose duke e kufizuar atë në mënyrë drastike do të shkaktoni më shumë dëm në organizëm. Ekspertët këshillojnë mbajtjen e një ditari për çdo ushqim që konsumoni gjatë ditës. Në këtë mënyrë ju do të orientoni veten drejt ushqyerjes së shëndetshme dhe do të shmangni produktet që ju shëndoshin apo ju fryjnë.
Të tjera
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...
-
Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, k...