Edhe sytë digjen nga dielli, por ja çfarë duhet bërë për t’i mbrojtur
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 01 May 2024
Ka gjithmonë një pjesë të fytyrës suaj që nuk mbroni si duhet, sytë tuaj. Gjatë dhe pas pushimeve të verës, shumë njerëz ankohen për probleme të syve dhe shikimit.
Mjaft persona përjetojnë shqetësime sikur kanë copëza prej qelqi në sytë e tyre. Këto janë shenja që sinjalizojnë fotokeratitin. Fotokeratiti është në thelb një djegie nga dielli në pjesën e përparme të syrit tuaj, që quhet kornea.
Ashtu si djegia e lëkurës nga dielli mund të jetë e dhimbshme, fotokeratiti sjell shqetësime serioze në sy.
Përveç ndjenjës së “copëzave të xhamit”, fotokeratiti shkakton skuqje, shikim të paqartë, ndjeshmëri ndaj ndriçimit dhe në raste të rralla edhe humbje të përkohshme të shikimit. Sa më gjatë t’i ekspozoheni sytë ndaj rrezeve UV, aq më të rënda mund të jenë simptomat, thonë specialistët.
Nuk ka nevojë të shikoni direkt në diell për të rrezikuar djegien e syve tuaj.
Gjendja, gjithashtu, mund të shkaktohet nga reflektimet nga dielli, kur pasqyrohet në ujë ose shkëmbinj të bardhë dhe rërë.Për fat të mirë, dëmtimi i syve nga dielli, zakonisht nuk është i përhershëm. Njëlloj si djegiet në lëkurën tuaj, fotokeratiti zgjat vetëm për disa ditë, thonë ekspertët.
Rreziku i dëmtimit të përhershëm është i ulët nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV është kufizuar në pjesën e përparme të syrit, te kornea.
Megjithatë, nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV ndikon tek retina, që ndodh nëse shikoni direkt në diell, ekziston një rrezik më i madh dhe më serioz i problemeve të përhershme me shikimin.
Ndërsa sytë tuaj shërojnë nga fotokeratiti, ata mund të trajtohen duke përdorur pika të syrit, pika antibiotike, ose pomadë të rekomanduara nga një mjek okulist.
Ashtu si mbroni lëkurën tuaj nga dielli, është e rëndësishme të mbroni sytë tuaj për të parandaluar ndonjë djegie.
Ndërkohë që, pa dyshim, nuk vendosni kremin kundër djegies në sy, por duhet të lyeni gjithmonë kapakun e syve tuaj.
Një studim zbulon se njerëzit kanë tendencë të lënë pa trajtuar me krem kundër djegies rreth 10 për qind të fytyrës së tyre – duke përfshirë zonën e syve.
Lëkura e hollë dhe e ndjeshme rreth syve është zona ku ndodhin 10 për qind të rasteve të kancerit të lëkurës. Prandaj është shumë e rëndësishme të siguroheni që po mbroni të gjithë zonën e syve nga rrezet e dëmshme.
Të tjera
-
“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar
Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajt...
-
Vdes një minator në Shqipëri, plagoset rëndë një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë...
-
Gjermania planifikon zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë
Bundestagu gjerman, do të diskutojë për zgjatjen e vendosjes së Bundeswehr-it...
-
Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se vendosën grānatë dore te vetura e reperit ‘Noga’
Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat e dys...
-
Ambasadori britanik shkon në Podujevë, viziton shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga nënkryeta...
-
“Prokuroria gabon qe nuk të shtin n’burg, sekser”, pérplasje edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike mes deputetëve të pozitës e opozitë
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kishte rep...
-
BE e shqetësuar për veprimet e fundit në veri: Janë të pakoordinuara
Bashkimi Evropian ka thënë se me shqetësim ka përcjellë operacionin policor t...
-
Dëshmitari Klaus Jensch: Kemi kapur persona që kishin veshur uniforma me flamuj gjerman dhe që plaçkitnin
Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch tha se gjatë...
-
Murati pas reagimit të DASh-it për aksionin në veri: Institucionet vepruan në bazë të ligjit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mbyl...
-
Eskalon protesta në Tiranë, hidhet molotov në drejtim të policisë
Molotov, vezë dhe hallakamë, janë pamjet që shoqëruan kryeqytetin e Shqipëris...
-
Oficeri i ushtrisë gjermane fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Dogana konfiskon 4 mijë copë “Ariel”, ishin të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot preparate për larje “Ariel” pasi i njëjti ...