Rreziku për trurin nga kërcitja e qafës
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/640-0-30af87a2d21cd378cf575ea03e8384f5.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:19 | 17 May 2024
Kërcitja e qafës është një veprim që njerëzit e kryejnë shpesh gjatë jetës së tyre. Ndonjëherë ky veprim vjen i përsëritur edhe në mënyrë të pavetëdijshme si shenjë çlirimi të muskujve dhe kockave nga lodhja.
Mjekët prej vitesh flasin kundër këtij procesi për shkak të dëmtimeve që mund t’i shkaktojnë shtyllës kurrizore. Megjithëse kohët e fundit ka edhe një tjetër arsye se përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën.
Sa e rrezikshme mund të jetë kërcitja e qafës
Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia. Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim, por mund të jetë i vërtetë në disa raste.
Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.
Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo. Kjo pasi në disa njerëz venat e gjakut mund të jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën.
Kështu që kjo taktikë pavarësisht kënaqësisë dhe çlirimit që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët. Rreziku më i lartë është sigurisht për personat që e kanë kthyer në një ves të përditshëm këtë veprim.
Sipas një studimi të vitit 2014 nga American Heart Association dhe American Stroke Association, edhe trajtimet profesionale të qafës kanë rrezik. Studimi tregon se edhe kërcitja e qafës nga mjekët mund të jetë e rrezikshme për pacientët.
Çfarë rekomandojnë mjekët
Sipas ekspertëve është e rëndësishme që çdo pacient të jetë i informuar edhe për këtë rrezik para se t’a kryejë këtë trajtim në spital. Për personat të cilët shfaqin shenja të një goditje në tru si dhimbje koke, marrje mendësh apo hasin turbullim të shikimit ky veprim nuk rekomandohet.
Në rast se përjetoni dhimbje qafe mundohuni ta relaksoni atë me lëvizje të lehta duke e rrotulluar qafën lehtësisht. Bëni masazh me duar apo kompresa të ngrohta në mënyrë që të çliroheni nga dhimbja dhe lodhja pa asnjë rrezik.
Mundohuni t’a evitoni sa më shumë këtë lëvizje rreth qafës tuaj. Në këtë mënyrë që të eleminoni rrezikun e goditjes dhe dëmtimit në tru.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot-2023-06-05-115735.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...