OBSh kontribut në forcimin e ndërsjelltë politik në ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit dhe marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 19 September 2021
Në Pekin u mbajt nepërmjet videos takimi i 21-të i Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait .
Presidenti kinez Xi Jinping në fjalën e tij theksoi se 20 vjetët e fundit kanë qenë dëshmitarë të zhvillimit të fuqishëm të OBSh-së dhe bashkëpunimit të frytshëm midis vendeve anëtare. Vendet e OBSh-së kanë forcuar besimin e ndërsjellë politik, kanë ruajtur sigurinë e stabilitetin, kanë synuar begatinë e përbashkët, kanë marrë përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare së bashku dhe janë angazhuar për të krijuar një lloj të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Në samitin e përbashkët mes udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive u diskutua edhe për problemin e Afganistanit.
Lidhur me problemin afgan, presidenti Xi paraqiti tre sugjerime.
Së parë, nxitja e një kalimi të qëndrueshëm të gjendjes në Afganistan sa më shpejt, mbështetja e të gjitha palëve në Afganistan për të arritur një rregullim politik nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve, nxitja e palëve përkatëse afgane për të goditur me vendosmëri organizatat terroriste brenda Afganistanit dhe shkaqet rrënjësore të terrorizmit, dhe parandalimin e forcave terroriste në Afganistan të shkaktojnë katastrofë.
Së dyti, angazhimi në dialog dhe kontakte me Afganistanin. Duke u nisur nga një perspektivë racionale dhe pragmatike, duhet të ndërveprohet me të gjitha palët në Afganistan, të orientohet dhe promovohet krijimi i një strukture të re të regjimit në Afganistan që të jetë më e hapur dhe gjithëpërfshirëse, të ndjekë një politikë të brendshme dhe të jashtme të moderuar e të qëndrueshme dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e botës, veçanërisht me vendet fqinje.
Së treti, për ta ndihmuar popullin afgan të kapërcejë vështirësitë, duhet të ofrohet ndihmë humanitare dhe përkrahje antiepidemike në kohën e duhur për të lehtësuar shqetësimet dhe vështirësitë. Kina ka njoftuar dërgimin sa më shpejt të një kontingjenti ndihmash emergjente, dhe vazhdon të japë ndihmë brenda mundësive të saj.
Sivjet është 20-vjetori i krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Organizata u themelua më 15 qershor 2001 në Shangai nga Kazakistani, Kina, Kirgizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. India dhe Pakistani hynë në bllok në vitin 2017, duke e çuar numrin e vendeve anëtare në tetë. Siç mësohet, OBSh-ja do të nisë procedurat e pranimit të Iranit si vend anëtar zyrtar dhe të Arabisë Saudite, Egjiptit e Katarit si vende partnere dialogu të reja.
Të tjera
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...