Komunat – Një zallë, tre cement !
Autori: Egëzon Baruti 09:30 | 06 September 2021
Zgjedhjet lokale po afrohen. Partitë dhe kandidatët po vazhdojnë aktivitet e tyre zgjedhore. Ndoshta shkak i pandemisë kandidatët nuk po paraqiten në publik me grupe të mëdha pjesëmarrësish, por janë fokusuar në grupe më të vogla. Përveç tubimeve, kryetarët aktual që kanë mësyer të fitojnë edhe nga një mandat i kanë lëshu bagerat nëpër fshatra e rrugë, për të përfunduar premtimet e tyre. Në tabelën e mëposhtme mund ti gjeni premtimet dhe përqindjen e realizimit të tyre sipas Institutit GAP(https://www.komunat.institutigap.org/Premtimet).
Premtimet mirë keq i kanë realizuar diqysh, por përveç premtimeve pothuajse në secilin komunë e kemi edhe betonizimin. Fatkeqësisht dashuria e kandidatëve me betonin dhe armaturën është me e madhe se me gjelbërimin dhe lisat. Për këtë arsye mu në mes të një gjelbërimi, mali ose kodre mund ta gjeni një restorant gjigant e ndërtuar me beton dhe armatur. Sfida e gjelbërimeve, kodrave e maleve të Kosovës është me restorante të betonizuara, kurse sfida e qyteteve është me banesa shumë katëshe ose të quajtër ndryshe Objekte Afariste – Shumë Banesore. A jemi kundër ndërtimit të banesave? Jo, aspak. Por pyetja është sa prej këtyre banesa/objekteve janë ndërtuar me standarde ubranistike? Sa prej tyre kanë hapësirë të gjelbëruar? Sa prej tyre kanë hapësirë të mjaftueshëm për parkimin e veturave? Sa prej tyre kanë ndriçim të mjaftueshëm? Më poshtë keni disa analiza për Komunën e Prishtinës duke shfytëzuar të dhënat e lejeve të lëshuara nga viti 2013( https://prishtinaonline.com/drejtorite/urbanizmit- ndertimit/lejet-e-leshuara).
Numrin më të lartë të lejeve të lëshuara e kemi në vitin 2018 me 195 leje totale, kurse përqindja më e lartë e lejeve të Objekteve Afariste- Shumë Banesore(O.A.Sh.B) e kemi në vitin 2013 me 58% të lejeve totale. Mos të harrojmë që një leje të O.A.Sh.B. mund të përmbaj më shumë se një objekt.
Këtu e keni grafikun për top 10-in e lagjeve sipas numrit të lejeve për O.A.Sh.B. të lëshuara nga 2013 deri 08/2021.
Tash e pe kuptoni vuajtjet e rr.Muharrem Fejza? Apo ndoshta fotot nga Google Earth do t’ju ndihmonin ta kuptoni më mirë këto vuajtje. Këtu e keni fotot nga viti 2013 dhe 2020 të Rrugës B dhe Muharrem Fejza:
Vendin e shtëpive me oborre e kanë nxënë ndërtesat shumë katëshe. Nga numri i madhë të ndërtesave po thuajse është bërë e pamundur ta gjeni edhe rr.Muharrem Fejza.
Ne vendin e tretë të grafikut të mësipërm e gjeni lagjen Kalabria/Emshir. Këtu e keni edhe fotot të vitit 2013 dhe 2020 e një pjese të kësaj lagje nga Google Earth:
Në mes është rruga për në Albi, ndërtimet mund ti dalloni në të dyja anët e kësaj rruge. Fatkeqësisht ngjyra e gjelbërt po zëvendësohet me të përhimtën.
Për të analizuara sipërfaqet totale të Objekteve Afariste-Shumë Banesore sipas lejeve të lëshuara e kemi grafikun e mëposhtëm:
Numrin më të madhë të lejeve të lëshuara për O.A.Sh.B. e kemi në vitin 2019 me sipërfaqe totale 846,498 m2. Kurse numrin më të vogël të lejeve për O.A.Sh.B. e kemi në vitin 2014 me sipërfaqe totale 199,874 m2. Statistikat për vitin 2021 janë sderi në muajin Korrik.
Sipërfaqja totale të O.A.Sh.B. sipas lejeve të lëshuara nga viti 2013 deri Korrik,2021 është rreth 4.6 milionë m2 ose thënë ndryshe 4.6 km2. Për krahasim mund të marrim sipërfaqen e qytetit/shtetit të Monakos që është 2.02 km2. Por nëse dëshirojmë të kalkulojmë vëllimin e betonit atëherë e shumëzojmë sipërfaqen 4.6 mil m2 me 0.38, që është barabart me 1.75 milionë m3 beton (varësisht prej strukturës dhe planit të objektit ky koeficient mund të ndërroj). Nëse një mixer të betonit ka kapacitet 9 m3 të betonit atëherë kemi 194 mijë mixera të betonit. Qetash a pe kuptoni vuajtjet e rr.Muharrem Fejza, pse asfalti plasarit dhe bëhet valë-valë? Këto ishin për sipërfaqe dhe beton. Po nëse i mbledhim katet për secilën objekt për secilën leje të O.A.Sh.B. atëherë kemi rreth 5000 kate. Për krahasim e kemi Burj Khalifën me 163 kate në Dubai.
Ndërtimet në munges të infrastrukturës si rrugë e kanalizim shkaktojnë tollovi në trafik. Bie shi, formohen liqene artificiale. Dalim prej punës, formohen kolona nëpër rrugë. Kolonat e shkaktuara përveç efektit psikologjik tek vozitësit ka edhe efektin në ambient. Çdo veturë që pret në kolonë, lëshon më shumë gazra të dëmshme sesa në lëvizje. Në Google Maps mund të vëreni rrugët e skuqura. Këto skuqje tregojnë se edhe ajri edhe psikologjia e vozitësve është duke u skuqur. Përveç ngjyrës së gjelbërt, të gjitha ngjyrat tjera janë duke u shtuar!
Nëse shkojmë me një analizë edhe nëpër komuna tjera realiteti nuk ka me qenë më ndryshe se ajo e Prishtinës. Këto ndërtime krijojnë vende të reja të punës, kanë edhe efektet pozitive në aspektin ekonomik. Por nëse ndërtohen pa u përshtat me planet urbanistike, atëherë më shumë se të mirat i kemi anët negative. Pse mos me pas ndriçim të mjaftueshëm? Pse mos me pas parking dhe gjelbërim rreth këtyre ndërtesave? Vend kemi shumë, por plan jo fatkeqësisht. Shpresojmë që kandidatët të kenë kujdes më shumë për sipërfaqet e gjelbëraura dhe ndërtimet e mirë strukturuara.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
​Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...