Heqja e havales (shamisë, xharrës dhe mantelit) në vite 80-ta dhe prapakthimi sot
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 08 June 2021
Kam qenë dëshmitar i viteve të 80-ta kur gratë e reja patën filluar ta hiqnin havalen (shamitë, xharrat apo mantelet apo mantillat siç quheshin në zhargon). Disa e heqnin havalen në mënyrë demonstrative, sepse nuk donin të ndiheshin të poshtëruara nga burrat që dilnin si të donin në rrugë, e disa e heqnin se kishte konsensus familjar për një gjë të tillë. Ndërsa, për gratë e vjetra as që bëhej llaf, ato pavarësisht disponimit në familje apo rrethet ku jetonin, nuk e hiqnin havalen, sepse ishin rritur rrethana tërësisht tjera pse jo tepër të rënda dhe se edhe po të donin, nuk lejoheshin nga burrat e tyre më se konservatorë. Kurse vajzat nuk kishin havale as në shtëpi e as në rrugë, pra nuk bartnin shami, xharrë apo mantel, e për burka e ferexhe as që dinte kush ç’ishin.
Shkruan: Agron HOTI
Pra, përderisa pozita e femrës në botën demokratike po avansohej me ritme tejet të shpejta, në Kosovë heqja e havales po konsiderohej një hap i vogël përpara. Megjithatë, duhet thënë hapur dhe sa herë që na jepet mundësia, që pozita e gruas në shoqërinë kosovare, sidomos nëpër fshatra, ka qenë vetë tmerri, vetë mjerimi, vetë poshtërsia duke filluar nga mohimi i të drejtës së fjalës, daljes lirshëm, të drejtës për të veshje, pronës, shkollimit dhe pafund mohime tjera, thjeshtë femra ka qenë rob i nxënë pa qeli, vuajtje këto të cilat vetëm femra shqiptare i di më së miri, sepse i ka përjetuar në kurriz të saj më mirë se çdokush tjetër. Përkundër, avansimit të pozitës së femrës në shoqëri, femra shqiptare në Kosovë, sidomos nëpër fshatra, vazhdon të jetë ndër më të paavansuarat në Evropë. Dhe kjo është fakt. Mjafton të shohësh edhe sot fejesat me mësitni, mjafton të shohësh edhe sot mungesën e të drejtës së pronës, mjafton të shohësh sot gra e vajza nëpër fshatra që ma muaj nuk dalin nga shtëpia, nëse jo me vite, etj.
E ironia e madhe në këtë mes është se heqja e havales, apo avansimi i pozitës së femrës shqiptareatëbotë, po ndodhte kur populli shqiptar ishte i pushtuar nga Serbia, pra edhe në atë gjendje të mjerë që ishim si popull po gjenim kurajon për të bërë një hap përpara, sado minor, në avansimin e pozitës së femrës në shoqëri, pavarësisht se kjo s’i pëlqente aspak pushtuesit serb.
Kurse sot, kur populli shqiptar i Kosovës si asnjëherë më parë në historinë mbi 2 mijë vjeçare s’ka jetuar më mirë, kur pozita e femrës sot krahasuar me atë gjatë pushtimit jugosllav është 100% më e mirë edhe pse jo e krahasueshme me nivelet e demokracive të zhvilluara, bën kthim prapa. Përderisa vajzat nëpër shkolla gjatë pushtimit jugosllav nuk bartnin shami dhe gratë e reja po e hiqnin havalen, ne sot, të trushpërlarë nga paratë dashakeqe që me çdo kusht synojnë ç’orientimin dhe shkombëtarizimin e popullit shqiptar, nën maskën e politikës po kërkojmë futjen e shamive në shkolla dhe bartjen e burkës dhe ferexhesë në rrugë.
Ky prapakthim i shoqërisë tonë për të ri-poshtëruar femrën në kohën kur bota po ecën me ritme të papara zhvillimi në të gjitha drejtimet e mundshme dhe kur femrat kanë kapur majat e pushtetit, shkencës, artit, sportit e kulturës, është alarm për gjithë shoqërinë tonë, për katandisjen që persona të caktuar në politikë, media, shoqëri civile dhe persona me ndikim në shoqëri të blerë ose trushpërlarë me para të atyre që historikisht kanë synuar shkombëtarizimin e popullit shqiptar po propagandojnë për prapakthim, për vlera lindore, për kode veshjesh lindore, të cilat na shkombëtarizojnë dhe na bëjnë të dukemi sikur joshqiptarë. E poshtërsia më e madhe në këtë mes është se këta shtytës të këtyre axhendave antikombëtare kur janë nëpër shtëpia e pushime super të shtrenjta nëpër botë lahen me raki, dalldisen, shfrenohen e ekstazohen deri në çmenduri duke pirë alkohole të të gjitha llojeve dhe nga më të shtrenjtat, kurse në publik na shiten për hoxhë apo hoxhesha duke promovuar shami, burka e ferexhe, kode veshjesh këto tërësisht antikombëtare.
Të shkombëtarizosh kombin tënd, që të lindi dhe të rriti, me vlera e kode arabe që s’i ke pasur kurrë, duke e bërë atë vetëm për një grusht vota apo parashë të pista antikombëtare, çon ujë saktësisht në Serbi e Rusi, të cilat historikisht janë munduar që para Evropës dhe perëndimit të na paraqesin si njerëz me bisht, dekadentë, të paarsimuar, fundamentalistë islamikë dhe rrezikues të Evropës. Serbia e Rusia nuk kanë pasur tjetër synim ndaj popullit shqiptar sesa shkombëtarizimin dhe shfarosjen e tij. E ne me apo pa vetëdije po çojmë ujë në mulli të tyre. Historia nuk ka për të na e falur kurrë, nuk kanë për të na e falur kurrë ata miliona shqiptarë që u masakruan e gjenociduan për komb e flamur kombëtar kuq e zi e asesi për shami, burka e ferexhe, elemente këto tërësisht arabe.
Të tjera
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...